Shaip Ahmeti, ishte mësues, poet dhe skulptor autodidakt…
Gjilan – Ishte një fanar i dritës e jetës. Ishte një gurthemeltar i shkollës kombëtare shqipe. Me kohë është regjistruar në SHLP “Skënderbeu” në Gjilan. Dhe, brenda pak kohe, ai kreu studimet me sukses të merituar. Si i mbaroi studimet, Shaip Ahmeti kthehet në vendlindje për të punuar me ditar në dorë. E deshi jetën e mësuesit me ditar në ditar.
Shaip Ahmeti nuk jeton më. Ai ka shkuar në përjetësi. Vdekja e tij është paksa e dhimbshme. E mori vdekja para kohe. Ishte pedagog, por edhe njeri urtak e intelektual meritor në jetë. Ai në jetë ishte mësues, poet, skulptor, por e atdhetar. Shaip Ahmeti u lind në fshatin Sefer, më 1946 në kurrizmal të Malësisë së Karadakut. Siç dihet, nga ky vend lindën shumë intelektualë, atdhetarë e krijues të shquar të artit. I kësaj ane është Idriz Seferit, Kreshnikut i Karadakut. Shaipi, mësimet e para i kreu në vendlindje, Sefer, ndërsa shkollën e mesme e mbaroi në Preshevë. Dhe jo vetëm kaq.
Ishte një fanar i dritës e jetës. Ishte një gurthemeltar i shkollës kombëtare shqipe. Me kohë është regjistruar në SHLP “Skënderbeu” në Gjilan. Dhe, brenda pak kohe, ai kreu studimet me sukses të merituar. Si i mbaroi studimet, Shaip Ahmeti kthehet në vendlindje për të punuar me ditar në dorë. E deshi jetën e mësuesit me ditar në ditar.
Duke parë se ky vend malor ka nevojë për shkollimin e gjeneratave të reja, ai, me plot vullnet e filloi punën si mësues në fshatrat: Caravajkë, Sefer, Zhunicë e fshatra tjera të kësaj ane. Krahas punës me ditar, ai i deshi edhe dy fusha të dijes: ishte poet dhe skulptor autodidakt. Ai pas vetes la dy përmbledhje me poezi: “Albumi i dhembjes” (1987) dhe “Gjeniu i urtisë” (1998). Shaip Ahmeti, në veprat e tij poetike i “këndoi” Karadakut dhe banorëve të kësaj ane. Ai në vargjet e tij paraqiti “pjesë “ të historisë së këtij trolli shekullor.
Por, ja vdekja e mori hershëm, mu atë herë kur deshi ta botojë edhe ndonjë vepër poetike që kishte lënë shumë punime në dorëshkrime të pabotuara. Por, ja vdekja ia mori ëndrrat e jetës. Shaip Ahmeti e ka edhe një krijimtari shumë të rëndësishme artistike. Ai në jetë ishte një skulptor i madh autodidakt.
Duke jetuar në malësi, skulptori Shaip, edhe në drunj nxjerrte ndonjë pjesë të jetës sonë. Këtë punë arti, ai e “krijonte” natyrshëm prej mjeshtri të lindur të kësaj dije arti. Pas orëve mësimore e hartimit të vargjeve poetike, ai gjente kohë të merrej edhe me gdhendjen e drurit. Dhe, ata drunj të vjetër e me shumë zgavra e thepa, që pak-kush i adhuronte për punë tjera, Shaipi i merrte dhe i përpunonte duke i bërë vepra të pavdekshme arti. Ky ishte arti i tij në kohët e lira. Këto punë i bënte duke u kthyer rrugës nga orët mësimore, ku gjente drunj pani, arre, qershie etj., që, duke i përpunuar, u bënte “forma” të shijes së tij skulpturore.
Të afërmit e tij shtojnë se, “mësuesi” Shaip, gjer sa ishte gjallë, ai vazhdimisht ka punuar skulptura më të ndryshme. Gjente kohë për ta ushtruar këtë “zanat” pa asnjë ditë shkollë. Habiteshin njerëzit kah i bënte këto “gjëra” të mrekullueshme të artit. Ai me ato pak mjete pune: daltë, sharrë, zdrug, brisk e qekan, e “gjente” vetën në ato skulptura, në të cilat e “paraqiste” historinë e popullit shqiptar. Pse jo? Në skulpturat e tij shihet qartë arti shpirtëror autokton, i cili është kultivuar nga artdashësit tanë punëtorë.
Në familjen e Shaip Ahmeti, tash i ndjerë, i gjejmë sot me qindra skulptura të punuara nga druri, si janë “Djepi i fëmijëve”, “Varri i hastretit”, “Kobra” (llojin e gjarprit), “Froni i Skënderbeut”, “Shqiptari me plis të bardhë”, “Patkoi i kalit”, por që në mes i ka këto fjalë “Paja e mësusërisë”, “Njeriu i gozhduar në dru” e shumë skulptura tjera. Pra, këto janë skulpturat e tij të pa njohura gjer më tani. Por, autorit të këtyre radhëve, këto skulptura të fotografuara ia ka dhënë afro dhjetë sosh, për të parë punën e tij si skulptor autodidakt. Do të ishte në interes, që kjo krijimtari e artit të tij skulpturor të përmblidhet në ndonjë vepër, me qëllim që ajo të mos harrohet.
Bile, një mik i tij, Sadri Nuredini, nga Depca, me banim në Gjilan, sot rrëfen se, “ sa ishte gjallë Shaipi, një skulpturë ia pati punuar presidentin dr. Ibrahim Rugovës. Dhe, nuk ka shok, mik apo dashamir që nuk i ka dhuruar ndonjë skulpturë Shaip Ahmeti. Me qindra skulptura gjenden tek të afërmit e tij.
Në një rast, sa ishte gjallë, autorit të këtyre radhëve i pati shtuar: “Skulpturën nuk dij ta ndaj nga poezia. Ky art më pëlqen. Unë, duke bërë kësofarë arti, jetoj dhe e ndjej vetën të lirë në shpirt e në jetë. Dhe, kohën e lirë e kaloj duke punuar, por edhe duke krijuar poezi. Poezia e skulptura m’i kanë hequr dhembjet e trupit. Unë, jetën e kam “përshkruar” në skulptura e vargje poetike. Këto bëhen me vullnet të madh duke qëndruar me orë të tëra para drurit duke gdhendur, për ta nxjerrë të bukurën, ajo që më flë në shpirt. Ajo, kur e punoj, jo vetëm që më tërheq, por edhe “formësohet” me ato trajta, vijat, këndet dhe në fund, vepra adhurohet nga të gjithë”.
Ja, vdekja e mori mësuesin, poetin dhe skulptorin Shaip në verën e viti 2004. Por, vepra e tij sot jeton dhe ka pranim te të gjithë artdashësit. Vepra e Shaip Ahmetit është një “histori” e një kohe. Dhe, mësuesi i popullit, poeti, skulptori dhe atdhetari Shaip, këto “ngjarje” nuk mundi pa i artikuluar e pa i thënë e rrëfyer në artin e tij letrar e skulptural./tefik selimi/rajonipress/




