Mobi Casa

A ka kush

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Demush Mehmeti

A ka kush, a ka ?…
Që di mundet fjalën të najë merr
Kur duhet
Qartë, pa na fyer të na heshtë
Të naj këput në cung
Të na ndalë
Kot, krejt kot mos me folë !…

RËNDUAR MBI RRASHTË

Ndalonin fjalën dritë ardhmërie ngrohtësi zjarrë
Dhe më të butën fjalë butësi mëndafsh
Sa kot u munduan e u tërbuan kot krejt kot
Magji e fjalës i vërboi ngulitur në sy si një halë
Kafshatë e pa kapërdirë në fyt ju mbeti asht
Shtrirë thellësis së shpirtit, djegës i that
Barrë e palëkundur rëndë rënduar mbi rrashtë!

POETI

Kur lind poeti, lind
Bashkë me fjalën e tij vjen
Kur vdes poeti, vdes
Vdes, por nuk ikë
Në brendi të fjalës së tij mbyllet
Prej ku prapë flet….

PËR TY

Kam një më të bukurën fjalë
Për ty e ruaj
Ndërsy dua të ta them
Si dua
Të tillë si e ruaj
Fjalë e trish plot dhimbje
Fjalë dashnie dhe e ngrohët
Po s’ta thash
Mbetët fosilë peshë guri
Barrë në shpirt më rëndonë !…

DO MUNDOHEM

Dua të rrëshqas binarës së arsyes
Sirenë lajmtare të jamë
Do mundohem
Dhe memecërin e heshtëjes ta përqafoj
Ndoshta, s’do jetë edhe keq
Pakë të pushoj
Vetën time ta kursej
Të tjerët mos t’i lodhë
Të kamë kujdes
Loja me fjalën në peshën e sajë peshon
Di të të këndell freskon
Por dhe të na shtrydhë
Zjarrin sajë di të djegë keq na përcëllon.

PËR TË BUKURËN ËNDËRR

E po sa shumë na merr malli
Na merr
Për të bukurën ëndërr
Shumë na merr

FIDANISHTJA

Sa fort djeg fjalë e shpifun
Fjalë që u pëshpërit
Kurrë su tha
Fort dhe keq na djeg

Sa lëndojnë gafët e qëllimta
Lëndojnë

Qëllimi i mirë na madhëronë
Fisnikronë shpresë
Mirë na mbanë
Shumë dhe fort na këndellë !

KOHRAT TONA

Na ikën kohrat tona, ikën
Pahetueshëm ikën
Shkuan jo dhe bash krejt shkel e shko

Ikën dimrat e acart ikën, harrohen
Ikën dhe të ëmblat këngë bilbili
Si dheu i mbuluar nga shtresë acari
Përcjellë fishkëllimë erë e thatë

Prapë rikthehet vjenë pranverat
Të ngrohëta vijnë si janë
Rizgjohen e shpërthejnë beharët
Prapë bilbili ëmbël ja thotë

Kur ikin
E shumë na mungojnë më të dashurit
Të afërmit njerzit tanë
Zbehet dashuria
Koha në ikje kujtimet i mjegullon

NATA NATË

E shkelem pragun e kësajë dite
Bardhësi e ndritshëme
Me errësirën e natës mbetur barrë
Ndoshta kjo krejt normale
E po nata natë!..

NË FUND

Në fund të çdo të lumës ditë
Para se ti mbylli sytë
E të ndahem nga e ndritshmja pjesë
I shtrir në shtratin tim
Që ti dorzohem të rëndit gjumë
Kur nuk di jam a s’jam
Çdo gjë të ikur rikujtoj
Momentet e liga që më lëndojnë
Buzëqeshjët që më gëzojnë
Shpresën time të freskët ma mbajnë