ARKATANA

E përbashkëta e njeriut është njerëzorja

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Nga Mehmetali Rexhepi – Ngazëllon M. Rexhepi përfaqëson dinjitetin e tij kombëtar dhe njerëzor në Francë. Më 3 tetor 2025 në Dingy Saint Claire, në rrethinën e qytetit të bukur Annecy, mblidhet Asociacioni i Bamirësisë për aktin e përmbylljes së veprimtarisë bamirëse. Kryesia e këtij Asociacioni përcaktohet njëzëri që anëtarëve të Asociacionit t`iu qaset me një përmbledhje përshtypjesh vlerësuese pikërisht Ngazëllon M. Rexhepi. Në praninë e anëtarëve të organizuar vullnetarisht për vepra humanitare në vendbanimin e lartpërmendur rrëzë malit Parmalan, Ngazëllon Rexhepi shpalosi përshtypjet e dramës bashkë me gruan e tij, dramë e peripecive për mbijetesë e dy të rinjve të bukur, që me trastë gjysmë të zbrazur, përplot ëndrra të papërmbushura endeshin rrugëve të huaja, pa e ditur se ku do ta kalonin natën. “Ishim, veçse dy hije që kërkonim një grimë shpresë.”

NGA DËSHMIA E NGAZËLLON M. REXHEPIT

Ngazëllon M. Rexhepi përfaqëson dinjitetin e tij kombëtar dhe njerëzor në Francë. Më 3 tetor 2025 në Dingy Saint Claire, në rrethinën e qytetit të bukur Annecy, mblidhet Asociacioni i Bamirësisë për aktin e përmbylljes së veprimtarisë bamirëse. Kryesia e këtij Asociacioni përcaktohet njëzëri që anëtarëve të Asociacionit t`iu qaset me një përmbledhje përshtypjesh vlerësuese pikërisht Ngazëllon M. Rexhepi. Në praninë e anëtarëve të organizuar vullnetarisht për vepra humanitare në vendbanimin e lartpërmendur rrëzë malit Parmalan, Ngazëllon Rexhepi shpalosi përshtypjet e dramës bashkë me gruan e tij, dramë e peripecive për mbijetesë e dy të rinjve të bukur, që me trastë gjysmë të zbrazur, përplot ëndrra të papërmbushura endeshin rrugëve të huaja, pa e ditur se ku do ta kalonin natën. “Ishim, veçse dy hije që kërkonim një grimë shpresë.”

Dy të rinjtë Ngazëlloni dhe Kaltërina iu kishin mbështetur fatit të padukshëm në mësymjet e tyre për jetën që t`ua siguronte një mirëqenie jetësore. Baraspeshën e ecejakeve të pafundme në kërkim të mirëqenies ua mbante dashuria e pakëputur për njëri-tjetrin; një trajtë besimi e vagulluar dhe shpresa… Por, ku i shpinte kjo sprovë në një mjedis të huaj: pa njohje të gjuhës përkatëse dhe të njerëzve në rrethana e mendësi krejtësisht tjetërsoj?

Më tej Ngazëllon M. Rexhepi para një tubimi të konsiderueshëm pjesëmarrësish në tubimin e Asociacionit, përmes një rrëfimi të shkurtë, i ngjeshur, i artikuluar, i rrjedhshëm, shpaloi të priturat dhe të papriturat e vuajtjeve, bujtjeve kudo, përjetime të hirta, por shih: ndodhi mrekullia! Si ndodhi? Ndodhi rastësia për të cilën thuhet se është “mbreti i botës!”

Të pranishmit në sallë u përqendruan në ligjërimin shprehimor dhe, tërë sy e vesh gëlltitnin të emocionuar ligjërimin e sprovave, përmes një frëngjishteje të kulluar në shqiptimet e gojës së një ardhacaku, që me doza sinqeriteti shfaqte takimin e rastësishëm me njerëzit e Asociacionit, se si kishte hasur në zemra të hapura, pa u parë e pa u ndjerë, thellësisht njerëzore! Iu kishte mbushur zemra me diçka të papërshkrueshme. Ligjëruesi i sprovës pohonte: “Në fillim nuk kuptonim asgjë: kush ishit ju, pse na ndihmonit, pse e hapnit zemrën tuaj për dy të panjohur? Por, koha tregoi se brenda këtij asociacioni gjendeshin zemrat më të mëdha, më humane e më të pastra që mund të takonim ndonjëherë.”

Në përshkrimin e tij Ngazëllon M. Rexhepi renditi përkushtimin e ndihmës së anëtarëve të Asociacionit të Dingy Saint Claire: sjelljen sipas rregullave të shtetit të Francës, mësimi i frëngjishtes, jo vetëm si gjuhë, por edhe frymën e saj. Në këtë vazhdimësi gjithsesi pason qasja për t’u lidhur me njerëzit që u gjendën në ditët e vështira dhe, respekti për ta.

Pas lodhjes fizike e shpirtërore dhe pritjes së gjatë, erdhi viti 2019, kur Prefektura e Annecy më në fund rregulloi statusin e çiftit Rexhepi. Në rrëfimin e tij Ngazëlloni solli ndjenjën e gëzimit që kishte përjetuar duke u ndjerë të lehtësuar… Ai e shpërfaqi atë gëzim përpara fytyrave bamirësish të cilëve po u lotonin sytë: “Por, dini çfarë? Kishim ndjesinë se ju, miqtë tanë të dashur të Asociacionit, ishit edhe më të gëzuar se ne dhe, kjo ishte dëshmi se gëzimi juaj për ne ishte i sinqertë, i pastër, i madhërishëm…”

HW

Në përmbyllje të paraqitjes së tij, Ngazëllon M. Rexhepi parashtroi dy rrethana mbresëlënëse:

“Sot, unë dhe Kaltërina jetojmë të lumtur në Francë. Por, kjo lumturi ka sot një hije trishtimi: Asociacioni ynë i dashur po mbyllet. Një kapitull i çmuar po mbyllet, por faqet e tij do të mbeten përherë të hapura në zemrat tona.” Duke vijuar diskursi ligjërimor i të riut mërgimtar, sikurse rasti i këtyre të rinjve, Ngazëlloni shqiptoi shfaqjen dhe përmbushjen njerëzore:

“Ju na dhatë më shumë se sa mund të kërkonim. Na dhatë kohë, gjuhë, miqësi, sinqeritet, ngrohtësi…”

Vlen të nënvizohet pohimi mirënjohës i të riut mërgimtar Ngazëllon M. Rexhepi kundruall bamirësve e bamirëseve franceze: “Për ne, ju do të mbeteni gjithmonë njerëzit më të bukur në botë.” Nëse po mbyllet Asociacioni që na ktheu besimin për kthimin e buzëqeshjes në fytyrat e shpirtrat tanë… “Kujtimet nuk i mbyllë dot askush; ato do të rrojnë me ne, në çdo Krishtlindje që do të vijë, në çdo buzëqeshje që na shoqëron.”

Një dozë mallëngjimi e mirënjohjes së ndërsjellë kishte kapluar në sallë dyanshëm zemrat, veçmas përmbyllja domethënëse e udhërrëfyesit: “ne do të kujtojmë çfarë bëtë për ne dhe do t’ua përcjellim më tej, sepse kjo është trashëgimia juaj më e madhe: të na mësoni të jemi dritë për të tjerët.

Ju përqafojmë me gjithë shpirt! Faleminderit!”

Përmbyllja e tillë e peripecive e të riut shqiptar në Dingy Saint Claire Ngazëllon M. Rexhepi për bëmat e mira të evropianëve, shpërfaqi nivelin e një dinjiteti modern evropian, gjithnjë në funksion të ngadhënjimit të miqësisë e të njerëzores pa paragjykime, tej përkatësive etnike, racore, fetare e, veçantive të mendësive shoqërore. Si rrjedhojë e përbashkëta e njeriut është vetëm e vetëm njerëzorja.

Këtu ngadhënjeu njerëzorja!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.