Shumë fshatra të Gjilanit do të mbesin pa energji elektrike
Gjilan – Sipas KEDS-it më 5 dhe 7 nëntor do të ketë ndërprerje të energjisë në disa fshatra të Gjilanit, në qendër të qytetit dhe në pjesën e Dardanisë.
Më 05 dhe më 12.11.2017 në NS 110/10 kV Gjilan 5 do të ndërprehet: Transformatori T1(kodi:630000) prej orës 08:00 deri në orën 11:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Pasjak, Pasjak Shkolla dhe TS Vaxheneti, Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci, Zhegovci, Cernicë, Livoqi i Epërm, Marefcët, Gumnishtë, Vrapqiq, Dea, TSB-Betonierka, TSB-Mega (rruga e Prishtinës),TSB- Ukshini (rr. e Prishtinës), TSB-Tuneli,TSB-16 (Dardania -I),TSB-25,TSB-26 (Dardania -I)., Pjesa pas Spitalit dhe Kodra e dëshmorëve, rr. e Prishtinës- kryqi, vetëshërbimi Pireva dhe Tregu i automjeteve, TSB-Nr-3 (rruga e Prishtinës),TSB-Nr-6 (Qendra e Qytetit) dhe TSB-41 (Qendra e Qytetit), TSB-15, TSB-SH.L.P,TSB-27, TSB-48 (të gjitha këto trafostacione janë në Dardania I).
Arsyeja e ndërprerjes: Punime nga KOSTT_i. Krijimi i kushteve të sigurisë gjatë montimit të grupeve matëse.
Mirëmbajte të planifikuar
Më 07.11.2017 në NS 110/10 kV Gjilan 5 do të ndërprehet: Dalja 10 kV J11 Ferma (Kodi: 63000011) prej orës 11:00 deri në orën 12:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Cernicë, Livoqi i Epërm, Marefc, Gumnishtë, Vrapqiq dhe Dea.
Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçjes, revizion i kthinës etj.
Më 07.11.2017 në NS 110/10 kV Gjilan 5 do të ndërprehet: Dalja 10 kV J14 Rrethi (Kodi: 63000014) prej orës 13:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TSB-Betonierka, TSB-Mega (rruga e Prishtinës),TSB- Ukshini (rr. e Prishtinës), TSB-Tuneli,TSB-16 (Dardania -I),TSB-25 dhe TSB-26 (Dardania -I).
Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje revizion i kthinës etj ka njoftuar KEDS-i./rajonipress/

