Eko Higjiena

Çështja e pagës minimale, kryetari i OEK: Vendime ad-hoc pa u konsultuar, bizneset janë të shqetësuara

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u shpreh se vendimet e marra nga Qeveria në detyrë këtë të premte, janë vendimet ad-hoc për çka bizneset janë të shqetësuara.

“Nuk parashihet se nga do të vijnë të hyrat për rritjen e shtesave, pensioneve dhe jemi të frikësuar se gjatë natës do të marrin ndonjë vendim për rritjen e tatimeve dhe për këtë janë të shqetësuara bizneset për të gjitha këto vendime ad-hoc”, tha Rafuna.

Megjithatë, Rafuna Dukagjin, u shpreh se OEK-u e mbështetë rritjen e pagës minimale por që sipas tij do të duhej të konsultoheshin paraprakisht, njofton Dukagjini.

Hidromorava

“Nuk është bërë në konsultim me partnerët e bizneseve, ne e kemi marrë një ftesë para dy ditëve ndërsa jemi thirrë për në ora 10:00 ditën e djeshme dhe e gjithë kjo ka qenë një kalim i formalisht se për legjitimuar të drejtën e ministrit në detyrë të financave për të bërë një propozim të pagës minimale – kjo nuk bëhet ashtu. Ne do të duhej të bisedonim me bizneset për rritjen e pagës minimale. Po ashtu dua të qartësoj se Oda Ekonomike e Kosovës nuk është kundër rritjes së pagës minimale mirëpo duhet të jetë një proces transparent dhe i studiuar mirë në mënyrë që vendimi të mos dëmtojë asnjë palë pastaj. Duhet të na jepet mundësia që ne të shkojmë me propozime e kjo fatkeqësisht nuk ka ndodhur”, tha Rafuna.

Rafuna, mes tjerash, u shpreh se ka edhe dy muaj kohë për konstultime e ndryshim të vendimit për rritjen e pagës minimale.

“Paga minimale të fillojë nga 1 janari por kemi shumë probleme ligjore e procedurale e probleme materiale. Ka shumë pikëpyetje dhe në çdo hap është bërë nga një shkelje ligjore dhe jam i bindur se do të anulohet nga Gjykata. Ka kohë dy muaj që të ndryshohet dhe të sillet në baza ligjore”, u shpreh Rafuna.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.