Eko Higjiena

Taksa për miellin e Serbisë të pasohet nga masa antidumping

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Analistët e ekonomisë, përfaqësues të shoqatave të bizneseve dhe shoqëria civile janë të mendimit se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë edhe masa të tjera antidumping, që do të shkonin në mbrojtje të prodhuesve vendorë, dhe jo vetëm për miellin që po vjen nga Serbia, por edhe për artikuj të tjerë që vijnë nga ky shtet. Ata thonë se në asnjë mënyrë nuk duhet të tolerohet Serbia në aspektin ekonomik, kur ajo çdo gjë po bën për të penguar Republikën tonë, sikur kjo me njohjet dhe gjithçka tjetër.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, krahasuar me vitin e kaluar, eksportet nga Serbia në Kosovë kanë shënuar një rritje për 15 për qind. Vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti, Serbia ka eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej mbi 300 milionë euro, derisa eksportet e Kosovës në Serbi për të njëjtën periudhë arrijnë vlerën e jo më shumë se 35 milionë euro, ose vetëm 10 për qind.

Sipas Doganave të Kosovës, importi i produkteve nga Serbia është i fokusuar në industrinë e ushqimit, por ka edhe produkte të tjera industriale, kurse eksporti i Kosovës në Serbi është i fokusuar në pemë, perime dhe materiale ndërtimore. Ndërsa zyrtarët e AKB-së thonë se shumë nga prodhimet vendore mund të zëvendë- sohen me produktet që vijnë nga Serbia dhe vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Veç saj, analistët janë të mendimit se një vendim i drejtë kundër produkteve të Serbisë do të godiste vetëm mafio-oligarkët e krimit të organizuar në Kosovë, që njëkohë- sisht janë importuesit e produkteve të dëmshme të Serbisë.

Ankohen prodhuesit

Përfaqësues të bizneseve që janë të mendimit se një situatë e tillë aq e lartë e varshmërisë së tregut të Kosovës nga produktet e huaja, sipas tyre, tregon për politikat e pafavorshme fiskale, më të cilat përballen prodhuesit tanë. Një nga arsyet e rritjes së shkëmbimeve tregtare me Serbinë, që e theksojnë përfaqësuesit e bizneseve, ka qenë edhe marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, ku vendet e Ballkanit Perëndimor janë anëtare të këtij mekanizimi dhe nuk ka obligime doganore.

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se që nga paslufta e deri sot bizneset tona ballafaqohen me konkurrencë të padrejtë, informalitet dhe probleme që pamundësojnë zhvillimin. “Ndaj barrierat po e bëjnë ekonominë e Kosovës që të mos jetë konkurruese me produktet e saja, sepse Kosova mbetet vendi më i fuqishëm konsumues krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, disa nga arsyet dhe shkaqet janë se deri më tash prodhimi vendor është ngarkuar me tatime të panevojshme të politikave fiskale. Kjo e bën që Kosova të jetë eksportuesi më i fuqishëm i parave të gatshme”, u shpreh ai. “Me këtë ekonomi të dobët vendore, Qeveria e re e Kosovës duhet të favorizojë tej mase rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese dhe të mbështesë politikat ekonomike me strategji afatgjate”, vijoi më tej Shahini. Ai thotë se shumë nga prodhimet serbe mund të zëvendëso hen me produktet tona apo që vijnë nga vendet e rajonit dhe BE-ja.

CEFTA po abuzohet

HW

Eksperti i ekonomisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, që përbërjen e shkuar ka qenë edhe kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, i ka përkrahur masat e MTIsë ndaj taksës së miellit nga Serbia. “Qëndrimet e të gjithë anëtarëve të ishkomisionit që unë e kam drejtuar kanë qenë se ndaj Serbisë duhet që të fillohet me masa antidamingu të lehta, por që nuk e dëmtojnë konkurrencën e lirë në treg dhe në të njëjtën kohë këto masa i sjellin prodhuesit vendorë në pozita të barabarta në treg me prodhuesit serbë”, tha ai për “Kosova Sot”. “Vendimin e MTI-së për taksat ndaj miellit serb e vlerësoj shumë pozitiv, por mendoj se duhet të vazhdohet edhe me masa ndaj produkteve të tjera”, ka potencuar Mustafa.

Ndërsa, eksperti i Integrimeve evropiane në fushën e ekonomisë, Nëntor Shaqiri, për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se që nga paslufta e këndej Serbia në vazhdimësi ka bërë dumping me mallrat që eksporton në Kosovë, me qëllimin që mallrat nga Serbia të konkurrojnë me çmim më të lirë dhe të eliminojnë produktet vendore, dhe në këtë mënyrë të dëmtohet ekonomia prodhuese e Kosovës.”Me realizimin e këtij plani Serbia, e cila dominon me produktet e veta në Kosovë, po e lë Kosovën një ekonomi të shërbimeve dhe të varur nga eksporti. Sjelljet e këtilla të Serbisë ndaj Kosovës janë kundër marrëveshjes rajonale të CEFTA-s, së cilës Serbia duhet t’i përmbahet”, vlerëson eksperti Shaqiri.

Konsumatorët e nëpërkëmbur

Analisti Florim Rudhani tha për “Kosova Sot” se është i drejtë vlerësimi i krerëve të AKB-së që theksojnë se shumë prodhime serbe mund të zëvendësohen nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Sipas tij, ky do të ishte një vendim i drejtë, sepse do të godiste produktet e Serbisë dhe ndikimin e Rusisë dhe mafio-oligarkët e krimit të organizuar në Kosovë që po importojnë produkte të dëmshme të Serbisë.

Ndërsa, Selatin Kaçaniku (‘Konsumatori’), tha se konsumatorët po dëmtohen. “Ne si OJQ kemi kërkuar edhe pasurimin e miellit me acid folik e hekur – projekt i UNICEF-it, i cili për një vit e financoi projektin, por që as MTI-ja, as Qeveria nuk kujdesen për shëndetin dhe as për interesat e qytetarit konsumator taksapagues, ndërsa mullisët e furrtarët i shmangen obligimit ligjor, duke u arsyetuar me shpenzimet e larta”, u shpreh ai. “Qeveria dhe MTI-ja të merren vetëm me miellin është një arnim, një trajtim i pasojës e jo i shkaktarit, i arsyes, i problemit real me qasje reale, korrekte e serioze. Marrja me pasojat na ‘detyron’ gjithmonë të merremi me pasojat, por pa e zgjidhur problemin. Sepse ne për miellin reaguam që në vitin 2009 dhe akoma nuk morëm përgjigje”, theksoi Kaçaniku. Ai thotë se kërkuan të na kthehet 8 për qindëshi i TVSH-së, kërkuan kontrollin e cilësisë dhe të përbërësve të miellit, peshë e cilësi standarde të bukës dhe të pjekurinave, si edhe higjienë e ambalazhim me standarde, por akoma nuk ka përgjigje.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.