10 fermer vitias përfituan fidane të dredhëzës
Viti – Komuna e Vitisë, në bashkëfinancim me projektin Agro nga USAID dhe organizatën IKC sot kanë shpërndarë fidane të dredhëzës për 10 fermer vitias dhe atë për nga 20 ari sipërfaqe.
Ditë me parë këta fermer u furnizuan nga komuna dhe Agro/USAID edhe me sistem te ujitjes pikë-pikë dhe foli te zeze për Mollqerim.
Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre fidanëve të pranishëm ishin kryetari i komunës, Sokol Haliti, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi si dhe përfaqësues nga IKC-ja.
Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi falënderuan Agro USAID-in dhe IKC-ne për bashkëpunimin e mirë në interes të qytetarëve./rajonipress/


