Mobi Casa

Panairi i produkteve vendore në Kamenicë vazhdon të jetë i hapur për vizitorë edhe sot

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në sheshin e qytetit po mbahet Panairi i Produkteve Vendore, një aktivitet që ka mbledhur prodhues dhe biznese lokale për të prezantuar produktet e tyre para qytetarëve dhe vizitorëve.

Panairi për dy ditë radhazi ka ngjallur interesim të madh, ku qytetarë të shumtë vizituan stendat dhe u njohën nga afër me produktet cilësore të bizneseve vendore, duke mbështetur kështu prodhimin dhe ekonominë lokale.

Bizneset pjesëmarrëse i vizitoi edhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Edon Dermaku, së bashku me stafin e drejtorisë.

United Hospital

Gjatë vizitës, ai bisedoi me përfaqësuesit e bizneseve, duke vlerësuar angazhimin e tyre në promovimin e produkteve vendore dhe kontributin që japin në zhvillimin ekonomik të Komunës së Kamenicës.

Ky panair po i jep një pamje të bukur qytetit, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe duke shërbyer si një mundësi e mirë për promovimin e potencialit ekonomik lokal.

Panairi vazhdon të jetë i hapur edhe sot, ndaj ftojmë të gjithë qytetarët ta vizitojnë dhe të njihen me produktet vendore që ofrohen nga prodhuesit e Komunës së Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.