Eko Higjiena

Liderët ironizojnë, por nuk kanë ide për zgjidhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja Atifete Jahjaga sërish nuk ka dëgjuar asnjë ide kreative nga liderët e partive parlamentare për dalje nga kriza e krijuar rreth formimit të institucioneve të reja. Takimet e ndara të Jahjagës me partitë politike kanë rezultuar pa ndonjë gatishmëri lidershipit partiak për zgjidhjen e ngërçit. Madje, kësaj radhe disa nga liderët kanë bërë batuta me këto takime, duke i vlerësuar si të pa frytshme.

Në anën tjetër, presidentja Jahjaga ka vlerësuar se Kosova ka hyrë në një fazë kritike të saj dhe moskrijimi i shpejt i institucioneve do ta vështirësojë jetën e qytetarëve dhe do ta pengojë funksionimin e përgjithshëm të shtetit. Ajo i ka rikujtuar liderët partiak se është nevojë imediate krijimi i institucioneve të vendit për të përmbushur obligimet që ka shteti fillimisht ndaj qytetarëve dhe obligimet ndërkombëtare që ka marrë.

Hidromorava

Sipas presidentes, shtyrja e zgjidhjes do të vështirësojë funksionimin e institucioneve të vendit si dhe do ta çojë vendin drejt një krize financiare dhe buxhetore. Përderisa takimi i Jahjagës me liderin e LDK-së, Isa Mustafa ka kaluar pa mbulim medial, takimet tjera kanë qenë një përsëritje e atyre paraprake të zhvilluara javët e kaluara…(Tribuna).