HW

Veç edhe 32 ditë, ende asnjë ftesë për diskutim mes partive për presidentin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me kalimin e së premtes, Kuvendit i mbeten veç edhe 32 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit.

Por, përkundër që po kalojnë orët e ditët drejt skadimit të afatit, partitë ende nuk e kanë zhvilluar asnjë takim me njëra-tjetrën, qoftë as jo formal.

Për ftesa eventuale nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk foli fare ministri i Financave, Hekuran Murati.

Një zhvillim i tillë, sipas shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, pritet të ndodhë së shpejti, megjithëse nuk ka ndonjë datë zyrtare.

“Kryeministri Kurti më herët ka dërguar ftesë për takim te liderët tjerë, besoj që do intensifikohen takimet ditëve në vijim, me shpresën që do gjendet konsensus, dhe të shmangen zgjedhjet”, ka thënë Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, shkruan Dukagjini.

UBT

Por, para se të vijë ky moment, Nagavci kërkon ndryshim të qasjes nga partia më e madhe opozitare.

“Pres që PDK- të reflektojë dhe të heqë dorë nga deklaratat e deputetëve që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Uroj që si parti, të reflektojnë”, ka thënë Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Pikërisht për ta diskutuar çështjen e Presidentit, kryesia e PDK-së zhvilloi një takim një ditë më parë që zgjati hiç më pak se dy orë.

Ndërkohë derisa ditët po kalojnë, Kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë jashtë shtetit. Të premten, madje pati të planifikuar një drekë pune me presidentin Emmanuel Macron.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.