HW

Profesori briatnik: Partia e Kurtit po humb mbështetje edhe për shkak të mendimit të paqartë për gjykimin në Hagë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Profesori britanik i historisë në Universitetin e Oxfordit, Jamer Pettifer thotë se arsyeja e humbjes së mbështetjes nga Lëvizja Vetëvendosje, partia e Albin Kurtit, është edhe qëndrimi i kësaj partie lidhur me gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një intervistë në televizionin publik të Serbisë, britaniku u pyet nëse do të ndikojë ky gjykim në të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen e politikës ballkanike.

“Mendoj se jo. Shikoni çfarë ndodhi me gjykimet e Hagës për njerëzit si Thaçi, Selimi dhe të tjerët. Këto gjykime u zvarritën tepër dhe, sipas të gjitha vlerësimeve të pavarura, standardi gjyqësor në Hagë është shumë i ulët dhe sjellja e gjykatës ka qenë jashtëzakonisht e keqe”, tha ai.

“Mendoj se kjo tani po kuptohet, sidomos në SHBA. Kjo, në sytë e shqiptarit të zakonshëm të Kosovës, e ka diskredituar të gjithë procesin e drejtësisë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se burgosja e këtyre njerëzve nuk ka ndikuar në politikë. Këtë e kemi parë”, shtoi profesori britanik.

Pettifer kujtoi se “partia e Thaçit ka dalë shumë mirë në zgjedhjet e fundit edhe pa të. Sepse tani ai shihet si martir dhe hero kombëtar – pasi ka qëndruar aq gjatë në burg pa dënim”.

HW

“Mendoj se diplomatët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë u habitën shumë kur panë që Partia Demokratike e Kosovës mori njëzet e katër për qind të votave dhe mbeti një parti e madhe, dominuese në vende si Malisheva në Kosovën qendrore. Kjo nuk duhej të ndodhte”, tha ai.

“Ndërkaq, partia e Kurtit po humb mbështetje, pjesërisht sepse ai ishte shumë i paqartë lidhur me gjykimet e Hagës”, shtoi ai.

Pettifer thotë se në këtë drejtim të ndikimit në të cilin sugjeroi gazetari, “nuk është arritur shumë”.

“Mund t’ju pyes po ju – a ndryshoi diçka në Serbi gjykimi i Millosheviqit dhe Sheshelit? Mendoj se jo shumë, apo jo”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.