Uji Dea

Mërgimtarët, vetëm me letërnjoftim nëpër Serbi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe mes delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si dhe në bazë të informatave nga Policia e Republikës së Kosovës, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë, e të cilët posedojnë dokumente të Republikës së Kosovës, mund të udhëtojnë transit nëpër Republikën e Serbisë.

Personat të cilët jetojnë jashtë vendit, mund të posedojnë vetëm një letërnjoftim ose certifikatë të lindjes për personat e mitur, e që janë të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në një njoftim të Ministrisë së Diasporës, thuhet se qytetarëve iu duhen këto dokumente vetëm në dy pika të kalimit kufitar: në Horgosh të Republikës së Hungarisë dhe Batrovci në Republikën e Kroacisë.

Mobi Casa

Ndërsa në të gjitha vendkalimet e tjera kufitare, sikurse ai në Kelebija, e i cili përdoret edhe nga diaspora kosovare, mund të udhëtohet duke prezantuar dokumente valide të udhëtimit (pasaportë) të lëshuar nga shteti ku ata jetojnë.

Ndryshe kjo është mbështetur në bazë të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë e cila është arritur më 2 korrik 2011 në dialogun teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/