Premtimi
Poezi nga Avdush Canaj
Nëna më ka premtuar
Një anije të reve.
Dy ylberë babai
Me shtatë lapsa ngjyrash.
Gjyshja e ka përmendur përrallën
Që rritet deri te dera e gjumit.
Do ta kesh edhe celularin
Që flet me jashtokësorët
Ma ka dhënë fjalën motra.
Nëse e shkelin premtimin
Pranvera do ta harroj derën e kopshtit


