FIDANISHTJA

Ismet Rashiti me dhimbje për ndarjen nga jeta të bashkëveprimtarit Mehmet Rashiti: “E gjallë do të mbetet vepra jote atdhetare”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismet Rashiti ka bërë të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të shokut dhe bashkëveprimtarit të tij, Mehmet Rashiti, nga fshati Livoç i Gjilanit. Sipas njoftimit të tij, Mehmet Rashiti ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në një spital në Gjenevë.

Në një postim të ndjerë, Ismet Rashiti ka kujtuar bashkëveprimtarin e tij, me të cilin, siç shkruan, ishte i pandarë në jetë dhe në veprimtarinë atdhetare.

Sipas Rashitit, Mehmet Rashiti ka qenë anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, anëtar i celulës së Degës së OMLK-së në Zvicër, anëtar i Komitetit Drejtues të LPRK-së për Zvicrën frankofone, anëtar i redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”, si dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPRK-së.

“Me Mehmetin kemi qenë të pandarë në jetë dhe në veprimtarinë atdhetare”, ka shkruar Ismet Rashiti, duke shprehur dhimbjen për humbjen e mikut dhe bashkëveprimtarit të tij.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Rashiti kujton edhe miqësinë e gjatë me Mehmetin dhe mbështetjen që ai i kishte dhënë në momente të ndryshme të jetës.

ARKATANA

“Sot në mëngjes paske shkuar, shoku im, pa më treguar. Ike, duke më lënë të pikëlluar e me lot për faqe, por e gjallë do të mbetet vepra jote e madhe atdhetare”, ka shkruar ai.

Ai ka kujtuar gjithashtu momentet e përbashkëta dhe praninë e Mehmet Rashitit në ditët e gëzimit dhe të vështirësive.

“Të paharruara do të jenë kujtimet e shumta, shoku im Mehmet, që më je gjendur pranë në gëzime dhe hidhërime, atëherë kur kisha më së shumti nevojë!”, thuhet në postimin e tij.

Në fund, Ismet Rashiti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit në Livoç dhe në Zvicër, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët:

“I përjetshëm qoftë kujtimi për ty! Lavdi!”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.