Eko Higjiena

Ndërkombëtarët s’i lanë bisedimet në dorën e VV

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, pas aleancës që u bënë bashkë, tu e lidhe koalicionin me të përfunduar zgjedhjet, të vetëdijshëm se as të tre bashkë nuk i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, i nisën takimet e bisedimet me Albin Kurtit e Vetëvendosjes.

U takan mbi dhjeta herë për të biseduar rreth koalicionit të mundshëm, herë i përafronin qëndrimet e herë i ndryshonin fjalët.

Vetëvendosje akuzon liderët e koalicionit LDK, AAK, NISMA se para se me nënshkruar marrëveshje i ndryshonte fjalët, por, përfaqësuesit e koalicionit, akuzat i drejtojnë kah vetëvendosje, tu thanë se ata shkuan në tavolinë me kërkesa të reja, duke tentuar me vu në lajthitje liderët e koalicionit.
Kështu shkoi ecuria e bisedimeve ndërmjet LDK-së, AAK-së e Nismas, më VV.

Tri kërkesat e Kurtit, Ndërpremja e përkohshme e Bisedimeve me Serbinë, Pezullimi i Privatizimit dhe Anulimi i vendimit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, po thuajse u pranuara nga liderët e koalicionit tre palësh.
Por pika e parë Pezullimi i Bisedimeve me Serbin po del se asht pika ma e nxehtë në diskutimet ndërmjet koalicionit dhe Vetëvendosjes.

Burimet brenda koalicionit LDK, AAK, NISMA, i kanë thanë televizionit Rrokum se tre liderët kanë ra dakord për tri kërkesat e lëvizjes së Kurtit, po ashtu i kanë pranuar edhe kërkesat për postet ministrore që i ka kërkuar Vetëvendosja, atë të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë dhe drejtimi i Bisedimeve me Serbinë i janë besuar Vetëvendosjes.
Por kanë ndërhy ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që udhëheqës të bisedimeve mos me qenë askush nga Vetëvendosja, krejt çka mundet me iu leju, asht me qenë pjesë e delegacionit.

FIDANISHTJA

Madje, ndërkombëtarët, sipas këtyre burimeve, e kanë arsyetuar kërkesën, tu thanë se Vetëvendosje, asht mos bashkëpunues, e përshtatshme dhe jo kooperative.
Mbas kësaj kërkese të ndërkombëtareve kanë ndryshuar edhe qëndrimet e të tre liderëve duke mos dashtë me i prishë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar.

“Gjatë bisedimeve me Vetëvendosjen, të tre liderët i kanë pranuar kërkesat e Albin Kurtit, kanë lëshuar pe edhe në tri postet ministrore. Por ditën tjetër kur janë taku për me e nenshkruar marrëveshjen Kurti ka ardh me kërkesa shtesë ku ka kërkuar që ata me qenë udhëheqës dhe përgjegjës të bisedimeve me Serbinë, po ashtu nga qeveria marrëveshja e 19 prillit me shkuar kërkesa në Komisionin e Venecias, pra këto kërkesa janë të pa pranueshme për miqtë tanë ndërkombëtar”, ka thanë ky burim.

I njëjti burim ka thanë se dy liderët, ai i AAK Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj i Nismas vetëm e vetëm me u arrit koalicioni dhe me u pamundësuar krijimi i qeverisë Thaçi 3, kanë qenë të gatshëm të i sakrifikojnëu edhe postet ministrore.

Madje sipas këtij burimi Fatmir Limaj në një takim ka thanë se ka me i mbështet “Bllanko” vetëm me u lidh koalicionin e mos t’i lejohet që edhe 4 vjet me qeverisë Hashim Thaçi.
Ndërsa këto pohime të burimit të televizionit tonë, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje tha se vetë liderët ju kanë ofruar mundësinë që me ju pri bisedimeve, por kur ka ardh momenti me e nënshkruar marrëveshjen ka dalë që asht problem udhëheqja e bisedimeve nga Lëvizja e Kurtit. /Rrokum/