Kurti: Nuk përjashtojmë mundësinë e hyrjes në Qeveri
“VV nuk e përjashton mundësinë e hyrjes në Qeverinë e koalicioni opozitar. Pasi të pranohen kushtet tona, ne do të shkojmë programin dhe do të ofrojmë programin”, ka thënë Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në emisionin Rubikon të KTV-së foli për “pjesën e Vetëvendosjes” që kjo parti pati për marrëveshjen e tre liderëve të opozitës pas zgjedhjeve parlamentare.
Ai tregoi se iniciativa ishte vepër takimi me tri partitë tjera opozitare. Ai shprehu habinë se si u arrit marrëveshja aq shpejt dhe sidomos marrëveshja se asnjëra nga partitë për të bërë koalicion me Partinë Demokratike.
“VV nuk e përjashton mundësinë e hyrjes në Qeverinë e koalicioni opozitar. Pasi të pranohen kushtet tona, ne do të shkojmë programin dhe do të ofrojmë programin”, ka thënë Kurti.
Pas 24 orësh nga takimi e publikuam lajmin e mirë qe nuk do të ketë qeveri Thaçi 3.
Ai e arsyetoi mospërfshirjen në koalicionin e tri partive me fazën tjetër të dytë që do të pasojë. Ai shtoi se përballë partisë shtet do ë krijohet ky koalicionin që do ta krijojë qeverinë emergjente.
Ai tregoi se afati i këtij koalicioni qeveritar do të ishte vetëm dyvjeçar e pas kësaj do të vazhdonte faza e tretë. Kjo faze nuk ka rritur ende.
Gjatë kësaj kohe kanë vazhduar bisedimet trepalëshe për qeverinë në të cilat nuk është ftuar VV. Ai tha se kishte gabim ne hapa gjatë bisedimeve të këtyre partive porse efekti pozitiv është se ato u afruan dhe kështu u distancuan gjithnjë e më shumë nga Thaçi.
Ai tregoi edhe kushtet e përkrahjes së qeverisjes emergjente: mosvazhdimi i bisedimeve me Serbinë ose kthimi i këtyre bisedimeve në pikën e viti 2010, moszbatimin e marrëveshjeve me Serbinë sidomos ato që kanë të bëjnë me Asociacioni serb të komunave.
“ Në takime kishte disponimanti Thaçi dhe kjo është vlera më madhe e takimit”, ka thënë ai
Kurti e quajti arrogant qëndrimin e Thaçi ndaj Komisionit për Politikë të Jashtme kryetar i të cilit ai ka qenë.
Kurti tregoi se ka mospajtime me tri partitë që bëjnë koalicionin por shtoi se ka shpresa për mbarëvajtje.
Lideri i VV tha se koalicioni mund të mos ketë përkrahje gjatë formimit të qeverisë, por është i bindur se kjo përkrahje do të ndodhë pasi që dallimet ndërmjet katër partive opozitare nuk janë të mëdha.
Kurti: Jemi marrë vesh për një qeveri emergjente dyvjeçare
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në emisionin Rubikon të KTV tha se ishte iniciativa e Vetëvendosjes për të penguar Hashim Thaçin që të formojë Qeverinë. Thotë se me tri partitë e bllokut opozitar janë dakorduar të formojnë një qeveri emergjente me mandat dyvjeçar.
Kurti tha se qysh të hënën, një ditë pas zgjedhjeve, kanë hasur në gatishmërinë e tri subjekteve të tjera opozitare që të bashkohen për të pamundësuar krijimin e qeverisë nga koalicioni i bashkuar me PDK-në.
“Takimet me udhëheqësit e LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s kanë ndodhur të martën dhe pas këtij takimi tri subjektet politike dolën me marrëveshje”, tha Kurti.
Ai thotë se ishin marrë vesh që të mbahej edhe një takim, ku do të përcaktoheshin hapat e mëtejmë për krijimin e qeverisë.
“Jemi marrë vesh që të krijojmë një qeveri emergjente për një mandat dy vjeçar”, tha Kurti, duke potencuar se këto tri subjekte politike, (LDK, AAK dhe NISMA), janë ngutur pak me ndarjen e posteve.
“Nuk jemi ftuar në bisedat për ndarjen e posteve”, tha Kurti në “Rubikon” .


