UBT

Kryeziu: Kërkesa për 180 vjet burgim është antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka komentuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, për dënim me burgim prej 45 vjetësh për secilin – 180 vjet në total ndaj katërshes së UÇK-së.

Sipas Kryeziut, Prokuroria nuk ka të drejtë të propozojë dënime të caktuara për të akuzuarit, ndërsa kërkesën e tyre e ka quajtur antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale, transmeton Klankosova.tv

“Veprimet e tyre janë absurde dhe jashtë ligjit dhe Kushtetutës. Në rregulloret e tyre, askund nuk shkruan, që Prokuroria të propozojë numerikisht masën e dënimit. Ata kanë të drejtë me mbetë pranë aktakuzës dhe me thanë që kërkojnë dënim.

Eco Higjiena

Kjo kërkesë është antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale, që nuk duhet ta bëjë një gjykatë e rregulluar me ligjet tona. Kushtetuta është shkelur me këtë kërkesë, të drejtat dhe liritë e njeriut. Po ashtu i ka shkelë të gjitha rregulloret e brendshme.” – u shpreh ish gjyqtari.

Tutje, ai tha se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë luftuar për liri e pavarësi, luftë kjo e cila është mbështetur nga shtetet më demokratike, përfshirë ShBA-në.

“Këta njerëz që ndodhen atje janë njerëz të historisë sonë, kanë luftu për liri, pavarësi e demokraci. Kjo luftë është mbështetur nga shtete më demokratike të botës, duke i prirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, mendoj që nuk ka kurrfarë logjike të veprohet kështu” – tha Kryeziu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.