UBT

Thaçi: Ne do formojmë qeverinë e re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur sërish i bindur se koalicioni që ai përfaqëson do të marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re. Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Thaçi tha se po presin çertifikimin e rezultateve për të ndjekur hapat e tjerë.

“I tërë procesi i implementimit të rezultatit zgjedhor do të jetë transparent. Partia fituese dhe koalicioni do të ndërmarrin hapat e nevojshëm, me një iniciativë aktive, duke respektuar gjithmonë dhe afatet kohore kushtetuese dhe ligjore, për të implementuar në tërësi vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Thaçi po ashtu falenderoi të gjithë ata morën pjesë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, të cilat sipas tij, ishin të lira dhe demokratike.

Hidromorava

“Edhe njëherë u dëshmua se në zgjedhjet e 8 qershorit, Kosova tregoi pjekuri të lartë politike, pjekuri të lartë për zhvillimin e demokracisë dhe dërguam mesazhin e qartë dhe shumë të besueshëm për miqtë tanë ndërkombëtarë. Prodhuam një argument të fuqishëm për mbështetje edhe më të madhe prej të gjithë partnerëve tanë, se në Kosovë po zhvillohet dhe po vepron demokracia, se zgjedhjet ishin të lira, demokratike, transparente, të standardit më të lartë ndërkombëtar, të pranuara nga i gjithë spektri politik, të vlerësuara lartë prej BE dhe SHBA”, u shpreh Thaçi.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është miratuar plani vjetor i statistikave zyrtare për vitin 2015, si dhe janë miratuar disa përcaktime të zonave për burime ujore në disa komuna. Po ashtu, ekzekutivi miratoi emërimin e Mursel Rracajt në postin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.