UBT

Haxhiu nderon viktimat e masakrës së Rezallës: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

/ 2 minuta lexim
HW

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në homazhet përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të masakrës së Rezallës dhe fshatrave përreth, ku në vitin 1999 u vranë dhjetëra burra dhe djem nga regjimi serb.

Në fjalën e saj, Haxhiu e përshkroi atë ngjarje si një krim gjenocidal të pamëshirshëm.

“Më 5 prill të vitit 1999, në Rezallë të Skenderajt dhe në fshatrat përreth u zbatua plani i shfarosjes nga regjimi i Serbisë. Djem e burra nga mosha 13 vjeç deri në moshën 90 vjeç u ndanë nga familjet e tyre, u plaçkitën, u nxorën dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe më pas u pushkatuan”, tha ajo.

Haxhiu theksoi gjithashtu se regjimi serb tentoi të fshihte gjurmët e krimeve.

ARKATANA

“Trupat e tyre i rrëmbyen dhe me trupat e tyre hapën varre masive në Serbi. Qëllimisht ishte që t’i fshehin gjurmët e krimit gjenocidal. Por gjurmët e krimit nuk do të fshihen kurrë e krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë. Ato do të mbahen mend gjatë e përherë në kujtesën e familjarëve të tyre, por edhe në kujtesën tonë kolektive”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu u zotua se institucionet e Kosovës do të punojnë për drejtësi.

“Si institucione të Republikës së Kosovës do të angazhohemi që të ketë drejtësi edhe për masakrën e Rezallës por edhe për të gjitha masakrat, vrasjet, dhunimet, shkatërrimet e dëbimet që Serbia i ka bërë në Kosovë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.