Fundamenti

Pacolli: Koalicioni opozitar, për inat të Thaçit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se koalicioni i partive opozitare, LDK-AAK-Nisma është koalicion jo parimor dhe, sipas tij, “është bërë për inat të kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi”.

Pacolli, në një intervistë dhënë emisionit “Argument Plus” në RTV 21, ka thënë AKR-ja nuk ka qenë patericë e PDK-së, duke shtuar se në Kosovë iu interesojnë skandalet, e jo gjërat e mira.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, Pacolli ka thënë se AKR-së i janë vjedhur votat, prandaj do të kërkojë rinumërim të të gjitha kutive të votimeve.

ARKATANA

Thotë se AKR-së i duhen edhe 2000 vota për ta kaluar pragun zgjedhor, ndërsa shton se në Mitrovicë ka pasur më së shumti vjedhje të votave.

“Në Mitrovicë ka pasur stërvjedhje të votave… AKR do të kërkojë rinumërimin e të gjitha votave”, ka thënë Pacolli.
© KOHA.net