United Hospital

Kosova pa qeveri, Bosch: E dëmshme për vendin, biznesmenët po presin, s’kanë me kë të nënshkruajnë kontrata

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar krizën politike në Kosovë që ka lënë vendin pa institucione me muaj të tërë.

Duke shprehur çudinë se si mund të propozohej Albulena Haxhiu 56 herë për kryeparlamentare, Bosch tregoi edhe për dëmet që po pësojnë qytetarët nga mungesa e institucioneve për shkak të këtyre këmbënguljeve.

“Kjo është pak e vështirë të thuhet me saktësi, por sigurisht situata ka qenë e çuditshme. Ishte e pazakontë që një kandidat për kryetar të Kuvendit të propozohej 56 herë edhe pse dihej se nuk do të zgjidhej. Pse të vazhdohej me një proces që nuk çonte askund? Askush nuk mund të thotë se kjo nuk është diçka e çuditshme. Në fund, çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar se nuk mund të përsëritet pafund. Por pyetja mbetet pse nuk shkoi më herët atje për të arritur një zgjidhje?

HW

Ai tha se ka dëgjuar biznesmenë që po presin për krijim të qeverisë në mënyrë që të kenë me kë të nënshkruajnë kontratat meqë qeveria në detyrë nuk mund ta bëjë këtë.

“Kjo situatë është e dëmshme për vendin, sepse shumë procese nuk mund të nënshkruhen. Kam dëgjuar edhe biznesmenë këtu që thonë se janë në pritje të kontratave, por askush nuk është i autorizuar t’i nënshkruajë, pasi qeveria është vetëm kujdestare dhe nuk ka kompetencë për vendime të tilla. Kjo dallon nga Holanda, për shembull, ku edhe qeveritë kujdestare mund të nënshkruajnë shumë vendime; Parlamenti mund të mos pajtohet, por të paktën vendi nuk paralizohet. Këtu, për arsye që nuk i kuptoj, proceset janë bllokuar plotësisht”, tha Bosch për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.