ARKATANA

AKR kërkon rinumërimin e të gjitha votave

/ 2 minuta lexim
KKVITI

AKR kërkon rinumërimin e të gjitha votave. Kjo pasi që ata kanë evidentuar parregullsi në procesin e numërimit dhe mendojnë se u janë keqpërdorur votat.

Në një komunikatë për shtyp, AKR, ka shkruar.

Zyrtarë të lartë të Aleancës Kosova e Re gjatë një takimi që kanë pasur me Zëvendës Shefin e Vëzhguesve nga Bashkimi Evropian,

z. Marian Gabriel kanë diskutuar për procesin e përgjithshëm të zgjedhjeve nacionale të mbajtura në vendin tonë, më 8 qershor 2014.

Me këtë rast, zyrtarët e AKR-së kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, të cilat kanë rezultuar me keqpërdorim të vullnetit të votuesve, respektivisht votës së subjektit politik Aleanca Kosova e Re.

Në këtë takim, janë prezantuar fakte të cilat dëshmojnë mospërputhje të fletëvotimeve, gjatë këtij procesi zgjedhor. Për më saktë, në vijim janë të paraqitura vetëm disa nga të dhënat të këtyre keqpërdorimeve, ku vërehen mospërputhje ndërmjet “Formularit të përputhjes së të dhënave dhe rezultateve” si dhe “Formularit të rezultateve të kandidatit”:

Mobi Casa

*Vushtrri *

Qendra e votimit Votat sipas FRK Votat sipas FPR

2713b / 03 10 – vota 0

2702x / 01 17 – vota 0

2702x / 03R 30 – vota 3

AKR është në proces të verifikimit të rezultateve nga komisionerët dhe vëzhguesit e saj për këto zgjedhje, dhe mbi këtë bazë do të bëjë ankesat e saja ligjore. Prandaj, Aleanca Kosova e Re i bën thirrje edhe njëherë KQZ-së që të bëjë rinumërimin e të gjitha votave, sepse shihet qartë keqpërdorimi i vullnetit të popullit.