HW

Rezultati i PDK-së në zgjedhje, Hoxhaj: Duhet të përballemi me qeverinë dhe me vetveten

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka falënderuar publikisht votuesit e PDK-së pas përfundimit të numërimit të votave, duke theksuar se rreth 40 mijë qytetarë i dhanë besimin për herë të nëntë që të jetë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hoxhaj u shpreh mirënjohës ndaj secilit votues dhe theksoi përgjegjësinë që ky besim sjell.

“Rreth 40 mijë qytetarë më dhanë besimin duke më bërë për herë të nëntë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për këtë ju jam fort mirënjohës,” tha Hoxhaj.

Ai theksoi se ky besim do ta udhëheqë në çdo vendim dhe përgjegjësi të tij politike.

“Secilin prej jush e kam në mendje dhe në zemër, në çdo vendim, në çdo përgjegjësi. Do t’ju shërbej me nder duke e mbrojtur interesin tuaj dhe interesin e Republikës së Kosovës,” u shpreh ai.

Hoxhaj paralajmëroi për rreziqet me të cilat po përballet vendi, duke nënvizuar se demokracia në Kosovë është e rrezikuar nga brenda, ndërsa shteti nga jashtë. Sipas tij, kjo situatë kërkon përballje të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis.

UBT

“Demokracia jonë është e rrezikuar nga brenda, ndërsa Kosova është e rrezikuar nga jashtë. Kjo kërkon përballje, pa kompromis,” deklaroi Hoxhaj.

Duke folur për rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit, ai theksoi se PDK-ja ka obligim të përballet jo vetëm me qeverinë e ardhshme, por edhe me vetveten si parti.

“Rezultati i 28 dhjetorit na obligon që të përballemi me qeverinë e ardhshme, por edhe me vetveten. PDK-ja duhet të rikthehet, duhet të ringrihet,” tha ai.

Në fund, Hoxhaj bëri thirrje për unitet dhe bashkim rreth qytetarit.

“Me unitet, me besim dhe me vullnet, duke ecur së bashku me popullin dhe me qytetarin” përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.