RCCOLA

6 ushqime që duhet të hani për të jetuar më gjatë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kërkimet sugjerojnë se ajo çfarë hamë mund të jetë një ndër faktorët më të rëndësishëm në jetëgjatësinë tonë. Ushqimi ndikon në cilësinë e jetës dhe në shëndet. Bashkë me ushtrimet, dieta mund të jetë jashtëzakonsisht efektive për të parandaluar sëmundjet kronike. Nëse hani porcionet e nevojshme të këtyre gjashtë ushqimeve çdo ditë, mund të ndihmojë të forconi sistemin imunitar dhe mund t’i shtoni vite jetës suaj.

Ushqimet e gjelbra Perimet apo sallatat e ndryshme në ngjyrë të gjelbër janë plot ushqyes, por kanë pak kalori. Me vetëm 100 kalori për paund, perimet dhe sallatat me gjethe jeshile janë të mrekullueshme për të humbur në peshë, pasi mund t’i hani në sasi thuajse të pakufizuara. Jeshilllëqet sigurojnë mbrojtje për enët e gjakut, i bëjnë mirë shikimit dhe ulin rrezikun për t’u sëmurur nga diabeti. Një pjesë e mirë e këtyre perimeve, si: arugula, lloje të ndryshme të lakrave jeshile etj, i përkasin një familjeje të veçantë të njohur për vetitë antikancerogjene. Mos harroni t’i shpëlani, t’i prisni dhe t’i përtypni mirë këto perime sepse në këtë mënyrë do të aktivizoni efektet e tyre antikancerogjene.
Fasulet

Të hani fasule dhe lloje të tjera bishtajash do të ndihmojë që të ndiheni të ngopur. Për shkak se kanë një efekt stabilizues të sheqerit në gjak ndihmojnë për të parandaluar ndjenjën gërryese të urisë. Fibrat e zgjidhshme në fasule ulin nivelet e kolesterolit. Të hani fasule, bizele dhe thjerrëza dy herë në javë ul rrezikun për kancer të kolonës me përqind, si dhe ofron mbrojtje kundër llojeve të tjerë të kancerit: atij të gojës, të laringut, të faringut, të stomakut dhe të veshkave.

Qepët

Qepët bashkë me preshtë, hudhrën, qepët e njoma apo qepujkat janë të dobishme për sistemin tuaj kardiovaskular dhe sistemin imunitar, si dhe posedojnë veti antikancerogjene dhe ndihmojnë për të luftuar diabetin. Qepët, ashtu si perimet me gjethe jeshile duhet të jenë të copëtuara, të grimcuara dhe të përtypen tërësisht, për të marrë prej tyre maksimumin e përfitimeve. Kur prisni qepët dhe sytë fillojnë t’ju lotojnë, kjo ndodh për shkak të komponimeve antikancerogjene të qepës. Sipas studimeve, konsumi i këtyre llojeve të perimeve është i lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit të stomakut dhe të prostatës. Qepët, sidomos ato të kuqe, gjithashtu përmbajnë kuercetin, një flavonoid, i cili nuk lejon rritjen dhe përhapjen e tumorit, si dhe shkakton vdekjen e qelizave kancerogjene në zorrën e trashë.

Hidromorava

Kërpudhat

Kërpudhat janë superushqim. Ato janë një nga ushqimet më të mira në planet për një shëndet të mirë. Kërpudhat janë unike, pasi përmbajnë komponime që bllokojnë prodhimin e estrogjenit, duke i bërë të dobishme për të parandaluar kancerin e gjirit. Në mesin e kërpudhave, ka shumë cilësi të mira: disa janë anti-inflamatore, stimulojnë sistemin imunitar, parandalojnë dëmtimin e ADN-së, luftojnë qelizat kancerogjene dhe pengojnë zhvillimin e enëve të reja të gjakut. Por, kini kujdes që kërpudhat t’i hani vetëm të gatuara!

Manaferrat

Manaferrat, luleshtrydhet, boronicat apo mjedrat kanë përqindje të ulët sheqeri por shumë ushqyes. Konsumimi i tyre lidhet me rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit dhe ndihmon për të ruajtur aftësitë njohëse. Të hani këto ushqime përmirëson kujtesën dhe orientimin dhe redukton inflamcionin, duke parandaluar dëmtimet e AND-së, rritjen e qelizave tumoriale.

Arrat dhe farat Farat janë të mbushura me yndyrna të shëndetshme, minerale dhe antioksidante, të cilët gjithashtu janë të mbushur me fibra gjurmë minerale. Ato përmbajnë edhe shumë vitamina. Çdo lloj fare është unike, përsa i përket ushqyesve. Disa janë jashtëzakonisht të pasura me yndyrna omega-3, të tjerat me përbërës anti-kancerogjenë dhe të tjerat posedojnë sasi vërtet të mëdha hekuri, kalciumi, zinku dhe vitaminë E. Arrat kanë përfitime kardiovaskulare dhe ndihmojnë në parandalimin e diabetit dhe në mirëmbajtjen e peshës. Yndyrnat e shëndetshme në fara dhe arra gjithashtu ndihmojnë në absorbimin e ushqyesve kur konsumohen bashkë me perime./shije.al