RCCOLA

Bananet, përfitimet shëndetësore dhe vlerat ushqyese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bananet janë frutë i njohur. Ofrojnë gamë të gjerë të përfitimeve për shëndetin. Është mjaft i konsumuar dhe njihet për shijen e ëmbël dhe konsistencën e butë. Përveç të qenit si një alternativë e preferuar pas shujtës së ushqimit, gjen përdorim edhe në recetat e ëmbëlsirave.

Vlerat ushqyese të bananes së papërpunuar për 100 gram (afërsisht një banane e mesme) përmban:

  • Kalori: 96 kcal
  • Proteina: 1.2g
  • Karbohidrate: 22g
  • Yndyrna: 0.2g
  • Fibra: 2.6g
  • Vitamina C: 8.7mg
  • Vitamina B6: 0.4mg
  • Vitamina B9: 20µg
  • Kalium: 358mg
  • Magnezium: 27mg

Janë burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve. Janë të pasura me vitaminën C, vitaminën B6, vitamina B9, kalium, magnezium dhe fibra. Konsumimi i bananeve mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit, në mbështetjen e sistemit nervor, përmirësimin e tretjes si dhe rregullimin e nivelit të presionit të gjakut.

Një mineral tjetër i rëndësishëm që gjendet në banane është kaliumi. Përveç që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, mbështet edhe shëndetin e zemrës. Derisa, prezenca e lartë e fibrave ndihmon në rregullimin e tretjes dhe ul kolesterolin e keq.

Bananet, gjithashtu janë një burim energjie. Kjo për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve natyrale. Ato janë idealë për përdorim para ose pas aktiviteteve fizike. Si dhe ndihmojnë në rritjen e performancës gjatë aktiviteteve sportive.

UBT

Për më tepër, bananet përmbajnë triptofanin, një aminoacid i cili ndihmon në prodhimin e serotoninës, një substancë kimike që ndikon në ndjenjën e lumturisë dhe qetësisë.

Konsumimi i tepërt i bananeve nuk ndërlidhet me efekte anësore të rënda. Megjithatë, sugjerohet të jeni të vëmendshëm, sepse konsumimi në sasi të mëdha nënkupton sasi të mëdha të marrjes së kalorive dhe karbohidrateve. Duke pas parasysh prezencën e lartë të fibrave, konsumimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë probleme të tretjes si kapsllëku ose gazrat.

Në raste të rralla, individët mund të jenë të ndjeshëm ndaj bananeve dhe mund të përjetojnë reaksione alergjike. Këto reaksione mund të përfshijnë skuqje të lëkurës, kruarje, ose vështirësi të frymëmarrjes. Nëse keni reaksione të tilla, konsultohuni me mjekun. Prandaj, si me çdo ushqim, moderimi është kyç.