Eko Higjiena

2016-a, vit akuzash mes Kosovës dhe Serbisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Shpeshherë politikanët kosovarë dhe ata serbë kanë përfunduar takimet dhe deklaratat zyrtare duke hedhur akuza të ndërsjella me njëri-tjetrin.

Dialogët e shumtë në Bruksel për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, jo gjithherë kanë përfunduar me ndonjë përmirësim të marrëdhënieve, shkruan Gazeta Express.

Trepça, Kodi Telefonik Shtetëror dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ishin ndër temat kryesore të këtyre takimeve, tema këto që kanë ngritur tensione në të dyja vendet.

Trepça, Kodi Shtetëror dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Dimë që në vitin 2015, Serbia loboi pafundësisht për mospranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si UNESCO.

Edhe viti 2016 për kosovarët nuk mbeti pa u sulmuar nga Serbia.

Këtë e ka thënë edhe vetë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, se “sfida më e madhe në vitin 2017 do të jetë dialogu me Prishtinën”, e kështu duke e lavdëruar punën e Serbisë dhe duke thënë se ajo po i afrohet anëtarësimit në familjen europiane.

Ai ka paralajmëruar se në vitin 2017 do të ketë pengesa në marrëveshjet e arritura, duke përfshirë, murin e ndërtuar së fundmi në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Kodin Shtetëror.

Mirëpo, as Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, nuk e la të vetëm Daçiqin në hedhjen e akuzave.

Uji Dea

Ajo disa herë kishte thënë se plani i Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në BE nuk do të funksionojë kurrë.

Tahiri dihet se ka pasur edhe përplasje me Shefin e Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriq, me të cilin shpesh herë u kundërpërgjigjen përmes mediave kosovare dhe serbe.

Sa i përket lobimit kundër Gjuriqit për Kodin Shtetëror +383, Edita disa herë ka thënë se ai u nervozua pasi iu ishte ndaluar hyrja në Kosovë, e për këtë thotë se ai flet gjëra të pavërteta.

Mirëpo, nuk ishte i vetmi Kodi që shkaktoi konflikte në mes të politikanëve.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se vendimi nga ana e institucioneve të Kosovës për, siç e quan ai, “konfiskimin e ‘Trepçës’ janë të pavlefshme për qeverinë serbe, institucionet e saj, bizneset dhe qytetarët e Republikës së Serbisë.

Ai disa herë kishte thënë se Trepça është themeli i ekzistencës së serbëve në Kosovë, kështu duke e kundërshtuar vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës.

“Vendimi është i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm, pastaj ka edhe pasoja kur është fjala për marrëdhëniet ligjit të punës, marrëdhëniet debitor-kreditor dhe detyrimet të tjera”, tha Gjuriq.

Edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë se “nuk e kupton veprimin e Prishtinës për Trepçën”, për të cilin, ministrja për Dialog, Edita Tahiri iu përgjigj se “qëndrimi për Trepçën është i prerë”./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.