FITORJA

1942 gjoba të shqiptuara dhe 19 masa ndalimi për mjetet motorike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, me theks të veçantë të atyre me fatalitet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, përdorni rripin e sigurisë në automjet.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 28.02.2025 – 06.03.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e dyzet e dy (1942) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntëmbëdhjetë (19) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, me theks të veçantë të atyre me fatalitet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, përdorni rripin e sigurisë në automjet;

Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë!

Fundamenti

Në rast përplasje, rripi i sigurisë ju pengon të hidheni nga automjeti!

Vendosja e rripit të sigurisë zvogëlon rrezikun e lëndimit apo vdekjes në rast aksidenti!

Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit i cili dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro, masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, si dhe dy (2) pike negative!

Dënohet me gjobë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, mos vendosje e rripit të sigurisë për të gjithë personat të cilët gjenden në mjetin i cili është në lëvizje njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.