Uji Dea

Policia e Gjilanit me dhurata me rastin e 8 marsit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shpërndarja e dhuratave me rastin e 8 marsit synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat dhe nevojat e grave dhe për të treguar një përkujdesje të veçantë ndaj grave në shoqëri.

Me rastin e festës së 8 marsit, ditën ndërkombëtare të gruas, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, kanë realizuar projektin “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botës”, po ashtu në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj gruas dhe dhunës në baza gjinore Policia e Kosovës del me motot:

Uji Dea
  • Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë!
  • Një akt guximi fillon kur: raportoni dhe kërkoni ndihmë në numrin e telefonit: 192, 080019999, ose përmes aplikacionit digjital: Lajmëro Policinë
    Ky veprim është një shprehje e angazhimit dhe ngjalljes së ndjenjës së fortë të vlerësimit, respektit për gratë dhe përforcimin e lidhjes midis policisë dhe komunitetit.

Shpërndarja e dhuratave me rastin e 8 marsit synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat dhe nevojat e grave dhe për të treguar një përkujdesje të veçantë ndaj grave në shoqëri njoftoi Policia e Gjilanit./rajonipress/