RCCOLA

13 mënyra si cigarja të shkatërron pamjen e jashtme

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nëse pi duhan, tashmë e di që duhet ta lësh. Cigarja është e dëmshme për zemrën, mushkëritë, trurin dhe madje edhe për jetën seksuale. Megjithatë, do e lije cigaren në qoftë se faktorët shkatërrues të cigares do të ishin më të dukshëm? Po në qoftë se për çdo cigare të pirë një njollë e zezë do të krijohej në fytyrën tënde? Epo, pirja e duhanit të shkatërron pamjen e jashtme. Ju paraqesim 13 mënyra si duhani ndikon negativisht në pamjen e jashtme, njëkohësisht 13 arsye për të lënë cigaren.

1. Qeska nën sy

A nuk e urreni kur nuk flini mirë gjatë natës? Sipas një studimi, një person që nuk pi duhan ndihet 4 herë më i çlodhur pas një nate gjumë se sa një person që e pi atë. Është e mundur që nikotina të shkaktojë pagjumësi dhe gjumë të parehatshëm gjatë natës. Fatkeqësisht, një gjumë i parehatshëm të bën të dukesh keq, gjatë gjithë ditës.

2. Pulla në lëkurë (psoriasis)

Në fakt, psoriasis është një sëmundje lëkure që mund të shfaqet edhe kur nuk pi cigare. Megjithatë, kur pi cigare rreziku për shfaqjen e sëmundjes shtohet së tepërmi. Sipas një studimi të vitit 2007, nëse pi një paketë cigare në ditë për 10 vjet ose më pak, rreziku për t’u prekur nga psoriasis rritet me 20 %; nëse e njëjta sasi duhani pihet për 11–20 vjet rreziku shtohet me 60 %; dhe për ata që pinë këtë sasi duhani për më shumë se dy dekada, rreziku për t’u prekur nga sëmundja pothuajse dyfishohet. Kujdes: edhe duhanpirja pasive gjatë shtatzënisë dhe fëmijërisë është e lidhur me rritjen e rrezikut të prekshmërisë së sëmundjes.

3. Zverdhje e dhëmbëve

Nuk do të dëshironit t’i kishit dhëmbët si rruaza me një bardhësi vezulluese? Në qoftë se pi duhan, atëherë harrojini dhëmbët e bardhë. Është nikotina e cigares që zverdh dhëmbët. Kështu që, në shpenzimet për të blerë dhe për të pirë cigare, shtoni dhe koston e kontrollit të dhëmbëve te dentisti.

4. Plakje e shpejtë dhe rrudha

Të gjithë e vlerësojmë një pamje të mençur dhe të maturuar. Rrudhat shpeshherë tregojnë maturi dhe zgjuarsi te personat në moshë të re. Ekspertët aprovojnë teorinë që duhanpirja përshpejton plakjen, në mënyrë që, një duhanpirës duket 1.4 vjet më i madh se një që nuk e pi duhanin. Duhanpirja pengon furnizimin me gjak që ruan indin e lëkurës të duket i shëndetshëm.

5. Zverdhje e gishtave

Nikotina e duhanit jo vetëm që bën me ngjyrë kafe (të verdhë) dhëmbët dhe muret e shtëpisë, por është e njohur edhe për zverdhjen e gishtave dhe të thonjve. Mënyra më e mirë për të pastruar nikotinën janë lëngu limonit, tretjet acide dhe fërkimi me tel enësh. Aaauuu! Nuk do të ishte më e thjeshtë dhe më pak e dhimbshme sikur të linit cigaren?

6. Flokë më të hollë dhe më të rrallë

Sikur lëkura e rrudhosur të mos mjaftonte, duhan pirja të dëmton edhe flokun. Ekspertët mendojnë se kimikatet toksike që gjenden te duhani dëmtojnë AND-në gjëndrave të flokut dhe dëmtim të qelizave. Duhanpirësit kanë flokë më të hollë i cili është i predispozuar të thinjet më shpejt se jo duhanpirësit (kjo vetëm nëse ata kanë flokë). Meshkujt që pinë duhan janë dy herë më të ekspozuar për rënien e flokut sesa jo duhanpirësit.

7. Shenja në lëkurë

RCCOLA

Nikotina shkakton ngushtim të arterieve më të vogla të fytyrës dhe pjesëve të tjera të trupit. Kjo nënkupton që plagët marrin më shumë kohë për tu shëruar dhe shenjat në lëkurë janë më të mëdhaja dhe më të kuqe sesa te një person që nuk e pi duhanin.

8. Rënie e dhëmbëve

Duhan pirja rrit rrezikun e problemeve dentare, përfshirë kancerin e gojës dhe sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. Në fakt, sipas një studimi në Britani në 2005, duhanpirësit janë 6 herë më të ekspozuar për t’iu sëmurur mishrat e dhëmbëve sesa një person që nuk pi duhan. Kjo ndikon në rënien e dhëmbëve. Nuk do të ishte më mirë të bënit diçka më mirë sesa të rrinit ulur në karrigen e dentistit.

9. Shkëlqimi natyral është zhdukur

Një studim i viti 1985 doli me termin Fytyra e një duhanpirësi për të përshkruar disa karakteristika të fytyrës, si për shembull rrudhat, përtharje, dhe një pamje gri, të gjitha të shkaktuara nga duhanpirja. Tymi i cigares përmban monoksid karboni i cili largon oksigjenin nga lëkura, dhe nikotina zvogëlon qarkullimin e gjakut, duke e lënë lëkurën të thatë dhe pa ngjyrë.

10. Kancer i lëkurës

Duhanpirja është shtysa kryesore drejt kancerit, përfshirë atë të mushkërive, të fytit, gojës, dhe ezofagut, pra nuk është çudi që të rrisë edhe shanset për kancerin e lëkurës. Në fakt, sipas një studimi të vitit 2001, duhanpirësit janë 3 herë më të ekspozuar ndaj kancerit të lëkurës sesa jo duhanpirësit.

11. Njolla/hapje e lëkurës

Nikotina e gjendur te cigarja shkakton dëmtim të fibrave dhe indin lidhës të lëkurës, dukë e shkaktuar atë të humbë elasticitetin dhe fortësinë. Njollat ose hapja e lëkurës, që ndryshojnë nga të kuqe në ngjyrë argjendi të hapur, formohen kur trupi rritet shpejt në peshë. Të gjithë mund të kenë njolla të lëkurës në rast shëndoshjeje të shpejtë (si në rast shtatzënie), por cigarja është një faktor që kontribuon.

12. Bark i qullosur

Cigarja mund të jetë një faktor që të heq oreksin dhe shpesh herë duhanpirësit kanë peshë trupore më të vogël se jo duhanpirësit. Megjithatë, një studim i vitit 2009 në Holandë, arriti në përfundimin se duhanpirësit janë më të qullosur se ata që nuk pinë duhan. Ky dhjam rrethon organet dhe akumulohet përgjithësisht në bark, duke rritur kështu rrezikun për sëmundje të tjera, si për shembull diabeti.

13. Perde e syve

Më shumë se gjysma e amerikanëve do të kenë të zhvilluar shumë perdet e syve deri në moshën 80 vjeçare. Duhanpirja rrit rrezikun e katarakteve duke rritur stres oksidant në lenten e syrit. Duhanpirja e vazhdueshme rrit rrezikun e shfaqjes së katarakteve me 22%, sipas një studimi. Nuk është vonë për të lënë cigaren; sasia e cigareve të pira është më e rëndësishme ne nxitjen e rrezikut sesa jetëgjatësia e pirjes.