13 aktakuza për vjedhje pylli, vjedhje të shërbimeve, dhunë në familje dhe sulm

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit, se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/.