UBT

11 pyetjet kritike dhe shqetësuese për kompanitë e ndërtimit në Gjilan, kush po shpreh guxim të përgjigjet, e kush po heziton?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një hulumtim shumë sipërfaqësor ka nxjerr dhe vërejtur telashe serioze të kompanive kryesore të ndërtimit në rrethinën e Gjilanit. Blerës të pakënaqur me pronar që kanë probleme me prokurori e gjykata, ndërtesat e banesat e shitura me defekte të natyrave të ndryshme, problemi kryesor i pagesave që nuk kalojnë përmes filtrit bankar, por në kesh dhe shumë telashe tjera. Cilat kompani kanë shprehur dëshirën që të përgjigjen në këto 11 pyetje dhe cilat prej tyre kanë shprehur shqetësime dhe hezitime për të treguar gjendjen reale.

Janë 11 pyetje që u kemi drejtuar kompanive më serioze të Komunës së Gjilanit rreth cilësisë së ndërtimit, e sidomos rreth banesave që shiten me çmime marramendëse.

Një shkrim shumë periferik mbi gjendjen, në hapësirën mbrapa prokurorisë ka shqetësuar “bosët”, e tyre po edhe të tjerët që janë zhytur në këtë katrahurë, ku viktima janë blerësit potencial.

Kuptohet ka kompani shumë serioze që kanë shprehur gatishmëri që të tregojnë të gjitha synimet e tyre, po edhe kriteret që ata posedojnë rreth ndërtimeve të larta.

Fundamenti

Këto janë 11 pyetjet që u janë drejtuar kompanive serioze, e nga të cilat kemi marr përgjigje pozitive nga disa, ndërsa disa ende kanë shprehur rezerva nga frika dhe pasiguria e tyre për të qenë transparent ndaj blerësve dhe publikut.

Ndryshe gjendja në teren është katastrofale me degradime ekstreme në shumë drejtime.

Pyetjet:

  1. Cili është investimi i kompanisë tuaj pas luftës në fushën e ndërtimit në Gjilan?
  2. Cilat janë problemet që keni hasur gjatë veprimtarisë tuaj në raport me institucionet qendrore dhe lokale?
  3. Cilat janë problemet evidente në raportin blerës – shitës?
  4. Cili është defekti më i madh që keni hasur tek blerësit tuaj dhe si bëhet pagesa e blerjes së banesave, kesh apo përmes Bankës?
  5. A i përmbaheni kritereve dhe marrëveshjeve kontraktuale gjatë realizimit final të shitjes së banesave?
  6. Cila është porosia e juaj për bizneset si motra?
  7. Çka do të veqonit tek pronarët tjerë, ku janë defektet?
  8. A mendoni se shitja e banesave ka çmim të lartë në Gjilan apo është standard dhe nivel rajonal?
  9. A kanë studime fizibiliteti banesat e juaja dhe a posedojnë shkallë emergjente?
  10. A keni ndonjë padi apo akuzë në Prokurori dhe Gjykatë nga blerësit?
  11. A jeni të pajisur me leje ndërtimore, studim të fizibilitetit dhe pranime teknike?
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.