Fundamenti

Kush po e kërcënon Prokurorinë e Shtetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një nga pikat “kyqe të programit qeverisës“ të LVV e prezantuar në tubimin elektoral të Gjilanit përmes kryeministrit në detyrë ishte mbyllja e Prokurorisë. Thjesht ai u tha Prokurorëve të shtetit që të hënën pra me 10 shkurt të mos dalin në punë fare, pra t`i vene dryrin këtij institucioni thotë Sokol Haziri nga AAK.

Reagimi i plotë:
E pabesueshme, por mjerisht e fatkeqësisht e vërtet. Këto ishin fjalët e Kryeministrit në ikje. Pra që i bie, krim, korrupsion vjedhje e gjithë veprat penale që ndiqen zyrtarisht janë të lira për tu kryer nga kush të dojë, sepse ky e “Mbylli Prokurorin e Shtetit”.

Nuk di që dikund në cilin do vend të botës një gjë e tillë do të tolerohej e lëre më të i aplaudohej siç ndodhi në Gjilan nga militantet e tij.

Kjo vërtet është në kundërshtim me të gjitha parimet, ligjet e Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku pushtetet janë qartësisht të ndara dhe funksionojnë në mënyrë të pavarur.

Eco Higjiena

Është fat i mirë që jetojmë në kohë demokracie dhe këto institucione nuk i krijoj ky e as që i përgjigjen atij.

Por mesazhi i tillë nga kush erdhi, e që nuk është hera e par, që jo vetëm ky, por edhe eksponent tjerë të kësaj qeverie, veprojnë kështu është për tu brengosur dhe sinjal se ku e në cilin drejtim po shkon ky vend.

Është momenti vendimtar për reflektim qytetar e institucional, sa nuk është bërë tepër vonë. E diela është para 10 Shkurtit ka thënë Sokol Haziri nënkryetar i AAK -së, Dega në Gjilan./rajonipress/