Fundamenti

Zyrtare: Valmir Sylejmani rikthehet te Hannover 96

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Valmir Sulejmani do të luajë për ekipin e dytë të Hannover 96 në Bundesliga 3.

Pas një periudhe stërvitore me skuadrën e Daniel Stendel në fund të vitit të kaluar, 29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit. Ish-profesionisti i Hannover 96 ka qenë pa klub që nga vera e vitit 2024, pasi luajti për 1860 Mynih.

Trajneri i Hannover 96 II, Daniel Stendel, u shpreh shumë i kënaqur me rikthimin e Sulejmanit në klub.

“E njoh Valmirin që kur e stërvita 14 vjet më parë, fillimisht në U17 dhe më pas në U19. Disa vite më vonë, ai ishte edhe lojtari im në ekipin e parë. Tani, duke e parë atë në U23, jam shumë i kënaqur që ai është këtu. Ai sjell një pasuri përvoje dhe cilësi, gjë që do t’u japë një mbështetje të madhe djemve të rinj”, deklaroi Stendel.

Hidromorava

Gjilanasi është lindur dhe rritur në Hannover, derisa ka kaluar gjitha grupmoshat te kjo skuadër.

Ai ishte kontaktuar nga shumë klube kosovare, por në fund vendosi të vazhdoj karrierën në Bundesliga 3.

“Unë erdha në Hannover 96 kur isha vetëm nëntë vjeç. Kam kaluar gjithë rininë time këtu dhe kam bërë edhe debutimin tim si profesionist me këtë klub. Tani, të luaj përsëri për U23 në ligën e tretë është diçka që më bën shumë të lumtur. Mezi po pres të fillojë gjysma e dytë e sezonit”, deklaroi Sulejmani për faqen zyrtare të klubit.

Skuadra e fundit e Sulejmanit ishte 1860 Munich, derisa ai tani synon që të bëj mirë me ekipin e dytë të Hannoverit, por që mund të luaj edhe në Bundesliga 2 te ekipi i parë nëse skuadra ka probleme me lëndime ose kartonë të futbollistëve në repartin ofensivë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.