ARKATANA

Myrto Uzuni shënon golin e dytë në Amerikë, fitojnë me përmbysje ndaj El Paso-s

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Skuadra e Austin FC ka shënuar fitore 3:2 ndaj El Paso duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër të US Open Cup.

Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline

Uzuni shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 76’ për ta barazuar rezultatin në 2:2.

Uji Dea

Kurse golin e fitores për ekipin e Austin e shënoi Vazquez në minutën e 80’.

Ky ishte goli i dytë i Myrto Uzunit në futbollin e Amerikës. Një e ka shënuar javë më parë në MLS./Indeksonline/