Mobi Casa

Zhgënjim në festën e pavarësisë, eksperti: Rreth 200 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

“Këta e zhvaten shtetin për 13 vjet në pushtet, prandaj për këtë shkak qytetar të shumtë kanë ikur nga shteti që nga viti 2008. Llogaritet një shifër prej rreth 200.000 mijë qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën si rezultat i proceseve deformues, si mungesë e ndërgjegjes politikë të kësaj klase në pushtet, si mungesë e demokracisë në shtet, pa barazia e lartë në vend në mes gjeneratave, klasave dhe gjithçka tjetër”, thotë profesori universitar, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës dhe analisti i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani, e sheh si një dekadë të dështuar 12 vjetorin e ecjes përpara të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

Burjani thotë se një politikë lakmitare që të pasurohet për interesat e veta në dëm të shtetit, e ka degraduar procesin e shtetndërtimit tërësisht në këto 12 vite pas pavarësisë.

“Dështimi më i madh është mos arritja e seriozitetit të qeverisjes së vendit në nivel të duhur, kujdesit dhe zhvillimit ekonomik të shtetit me të ri. Dështimi ekonomik është faktori kryesor pse gjendja është e tillë, mos ndërtimi i ekonomisë së tregut dhe deformimet e ndryshme në sferën e ndërtimit të institucioneve adekuate në dobi të qytetarëve, mos shërbimi për qytetarët por për partit dhe njerëzit e varfër që ju rrekën politikës dhe brenda nate u bënë milioner. Pasurimi pa baze, privatizimi partiak i pronave publike ,zhvatja e aseteve të qytetarëve apo aseteve publike, mos ndërtimi i gjyqësorit të pa varur, politizimi i arsimit, i shërbimit civil dhe publik dhe shume deformime tjera”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Burjanit, e vetmja meritë që ka politika kosovare në këto vite të mbetura pas në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, është bashkërendimi me miqtë e mëdhenj të Kosovës që të sigurohen njohjet ndërkombëtare nga shtetet me ndikim.

“Pozitivja është se shteti është i njohur ndërkombëtarisht, por në hapin e janë bërë gabimet pastaj, është fusnota për Kosovën një dështim i madhe ndërkombëtar pikërisht i kësaj klase politike të Kosovës. Mos dija , mos zotësia personale e liderëve partiak të dal nga gërmadhat e varfërisë dhe të pasuruar me kalim të kohës janë shkaqe dhe fakte të konsiderueshme që janë tregues i dështimit në politikën ndërkombëtare, përderisa në planin vendor pasurimi skajshëm i njerëzve të varfër, duke shfrytëzuar pretekst të ndryshme është shtuar”, shton profesor Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pasojat më të mëdha të deformimit dhe ngecjes së zhvillimit të shtetit të Kosovës në këto vite pas pavarësisë, e kanë për adresë keqqeverisjen e PDK-së dhe të koalicionit PAN në dy vitet e fundit.

Hidromorava

“Tash sjelljet e PDK-së apo PAN-it janë të një natyre normale sepse kjo që ka ndodhë është plotësisht një deformim institucional dhe pasurim i pa bazë, madje me komoditet janë duke qëndruar në opozitë sepse janë bërë të gjithë të pasur, e tash janë edhe pareli të stabilizuar dhe opozitë”, thekson Burjani për “Kosova Sot Online”.

Për këtë degradim të madh që i është bërë shtetit të Kosovës akoma të pa konsoliduar, sipas Burjanit kemi largim dhe ikje enorme të qytetarëve të moshës së re jashtë vendit.

“Këta e zhvaten shtetin për 13 vjet në pushtet, prandaj për këtë shkak qytetar të shumtë kanë ikur nga shteti që nga viti 2008. Llogaritet një shifër prej rreth 200.000 mijë qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën si rezultat i proceseve deformues, si mungesë e ndërgjegjes politikë të kësaj klase në pushtet, si mungesë e demokracisë në shtet, pa barazia e lartë në vend në mes gjeneratave, klasave dhe gjithçka tjetër”, shprehet profesori universitar, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Burjani nuk është optimist që gjërat të ndryshojnë shpejtë në kahen e zhvillimit pozitiv, pasi që sipas tij edhe ky koalicion qeverisës nuk është sa duhet i përgatitur për ta mirë qeverisur vendin.

“Në pozitë ka ardhur po ashtu një parti anarkiste , e varfër që pritet të pasurohet dhe të punësohet një numër i madhe apo më shumë se 80% të strukturës së VV-së që janë njerëz të pa punë , me shkollim të dobët por që e kanë marr pushtetin. Pra kemi kalim prej një ekstremi në ekstremin tjetër. Edhe organizatat ndërkombëtare e cilësojnë këtë si koalicion jo shpresëdhënëse përderisa në Kosovë quhet koalicion i shpresës”, deklaron Burjani për “Kosova Sot Online”.

Qeverisja e keqe në mandatet e kaluara, sipas Burjanit ka lënë trashëgim një dështim të madh edhe sa i takon mos anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Mos anëtarësimi në OKB dhe në organizata tjera është dështimi më i madh në sferën e politikës ndërkombëtare, është mungesë e dijes së një klase të dobët të pa edukuar në politikën e jashtme, sepse kjo politikë është e mbështetur plotësisht vetëm në mbështetjen që ofrojnë shtetet tjera. E vërteta është se këta njerëz të padijshëm kurrë nuk u mësuan të bëjnë politikë por u mësuan vetëm të pasurohen skajshëm dhe në mënyrë të paligjshme”, përfundon profesori universitar, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.