UBT

Zhegrova vjen me një mesazh motivues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edon Zhegrova nuk mundi ta ndihmonte mbrëmë Lillen në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Ylli kosovar është duke u rikthyer nga lëndimi dhe i përkrahu shokët e skuadrës prej jashtë fushës së blertë në ndeshje me Borussia Dortmundin, ku skuadra franceze u mposht në shtëpi dhe u eliminua nga gara më prestigjioze e futbollit evropian, shkruan “Gazeta Express”.

Por, përkundër eliminimit, sulmuesi anësor ndihet i kënaqur me rrugëtimin e Lillet në Champions në këtë sezon.

Uji Dea

Ai e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i përgëzoi lojtarët dhe i falënderoi tifozët për mbështetjen e dhënë në çdo ndeshje të këtij sezoni.

“Gjithmonë krenar me këtë ekip. I falënderoj krejt bashkëlojtarët e mi dhe tifozët tanë për këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve”, shkroi 25 vjeçari në Instastory.

Kjo mund të ketë qenë eksperienca e fundit e Zhegrovës në garat evropiane me Lillen pasi gjatë verës që po vjen ai pritet të largohet nga Franca për ta nisur një përvojë të re në një klub madh dhe në një ligë më të fortë evropiane. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.