Penalltia i besohet Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar shënon ndaj Veronas

Skuadra e Interit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Hellas Veronas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.
Golin për 1:0 e shënoi mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, shkruan Indeksonline
Asllani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9’të.
Ky ishte goli i parë për Asllanin këtë sezon në Serie A, kurse i dyti në të gjitha garat./Indeksonline./