GRANDEMALL

Zhegrova i lodhur e me dhimbje, mungon sonte në Champions

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e Lillet sonte në Ligën e Kampionëve.

Ylli kosovar do të mungojë në sfidën ndaj Sturm Grazit, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Champions.

Trajneri Bruno Genesio ka thënë se lojtari është i lodhur dhe se ka dhimbje pubike, prandaj edhe do të pushohet sonte për të qenë gati për fundjavë, shkruan “Gazeta Express”.

“Ai ka një muaj e gjysmë që vuan nga dhimbjet pubike, gjë që e pengon atë të stërvitet rregullisht, që të stërvitet 100 për qind. Zgjodhëm që ta linim atë të pushoi”, shpjegoi trajneri i ekipit francez.

Hidromorava

Përfaqësuesi kosovar është njëri prej dribluesve më të mirë në Ligën e Kampionëve në këtë edicion, ndërsa s’do të mundë ta ndihmojë Lillen në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Pierre-Mauroy” duke filluar nga ora 18:45.

Zhegrova i ka shënuar katër gola në këtë edicion të Championsit, përfshirë këtu tre në fazën kualifikuese dhe një në atë të ligës.

25 vjeçari e ndihmoi Lillen drejt fitoreve të mëdha ndaj Real Madridit dhe Atletico Madridit, si dhe në barazimin me Juventusin. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.