Uji Dea

Kosova ka një bilanc fantastik në ndeshjet ndaj Qipros

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Kosovës luan sonte ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.

“Dardanët” më parë janë ndeshur dy herë më parë me këtë kombëtare, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e parë është luajtur me 2 qershor të vitit 2022 në Larnaca të Qipros, ku Kosova triumfoi me rezultat të pastër 2-0.

Golat u realizuan nga Valon Berisha dhe Edon Zhegrova.

Mobi Casa

Ky i fundit nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme pasi gjatë ditës së djeshme Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që të përjashtoj nga kampi atë së bashku me Aro Muricin dhe Florent Muslijajn, për arsye se kanë thyer rregullat.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të po atij viti me datë 27 shtator, “Dardanët”, triumfuan bindshëm me rezultat 5-1 ndaj qipriotëve.

Një fitore e mirëseardhur për kombëtaren do të ishte edhe sot pas asaj humbje dëshpruese në tokën dardane me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë.

Sfida me Qipron fillon nga ora 18:00./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.