ARKATANA

Ymer Halimi, na ishte një njeri qëndresë e përkushtues i madh i arsimit shqip

/ 5 minuta lexim
HW

Gjilan – Thonë, njerëzit e mëdhenj të dijes e të shkencës, janë rreze drite që nuk shuhen, por që jetojnë gjatë në analet e e pavdekshme të atij kombi që i takon. Pse jo? Ata që janë munduar për kombin dhe vlerat e tij, janë dritë që nuk shuhen. Ata janë të pavdekshëm. I tillë ishte e mbeti Ymer Halimi, profesor i gjeografisë, i cili, vdekja e mori para kohe. E mori para kohe mu atëherë, kur, si shumë të tjerë, përhapën dritë e dituri tek gjenerata e reja. A mbeti vërtetë një njeri qëndresë e përkushtues i madh të arsimit shqip. Jo vetëm kaq.

Ymer Halimi është i lindur më 1942 në Cërnicë të Gjilanit. Këtu kreu shkollimin fillor, ndërsa ish-Normalen në Gjilan. Pas këtij shkollimi, Ymer Halimi vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, në degën e Gjeografisë. Me kohë i ka kryer studimet dhe ka diplomuar. Kudo që punoi, la mbresa tek kolegët e arsimit ku punoi e veproi. Mbresa të pashlyera la tek kolegët e Gjimnazit “Zenel Hajdini” të Gjilanit. Këtu ligjëroi dhe, ligjërata e tij ishte një fushë e përzier me historinë shqiptare. Ora e tij mësimore ishte me shumë pjesëza historike të popullit tonë. E donin shkollarët, por edhe ai ua kthente respektin dhe buzëqeshjen që punonte për ta.

Por, ja ai sot na mungon. Na mungon vetëm fizikisht. Vdiq në moshën 65-vjeçare në Gjilan, më 2007. Ishte veteran i arsimit, atdhetar i devotshëm dhe pajtimtar i shumë gjaqeve. Ishte i tëri njeri i kombit.

Ymer Halimi u shqua, në radhë të parë, njeri me virtyte të larta njerëzore, por u shtua se ishte njeri më njerëzori i fjalës pak, e punë shumë. Ishte i afërt me të gjithë. Gjithmonë qe i buzëqeshur. Qe njeri i ëmbël, ofrues, shpirtmirë, zemërgjerë, por ishte edhe përkushtues i madhe i arsimit shqip. Fjala e tij pati peshë të rëndë. Fliste aq sa i duhej muhabetit. Fjala e tij zuri vend në çdo kuvend. Kurrë të keqes nuk i ka thënë e bardhë, por edhe të bardhës nuk i ka thënë e zezë.

Ymeri e donte shumë gjeografinë, por e donte edhe historinë shqiptare. Këto dy lëndë i bashkonte. Zemra i bëhej mal kur i shihte njerëzit që përparonin. I donte dhe shumë i çmonte. I gëzohej lirisë, sepse, siç shtonte, “Liria është mbi të gjitha! Pa liri, s’ka të mira jete”. Dhe, ky njeri i tillë ishte nga familja e Ramiz Cërnicës, i cili shkoi pas gjurmëve të të parëve të tij. Biseda e tij bëhej si në oda me “Yrrnek për vek”. Ishte njeri me plot kuptimin e fjalës. I tëri atdhetar. Atdhetare ishte edhe familja e tij, Ramiz Cërnica – Hoxha, Raif Halimi, Kadri Halimi e shumë të tjerë nga Cërnica e Gjilanit.

UBT

Andaj, emri i tij nuk do të harrohet për jetë. Ky njeri nuk harrohet edhe për faktin se, në kohën më të vështirë, u gjend në krye të arsimit shqip, të Gjilanit. Ishte kohë e rëndë, kohë kur organet e dhunshme serbe bënin çdo gjë për ta ndalë arsimin shqip. E, në krye të arsimit, në Gjilaln, atë kohë, ishte Ymer Halimi, i cili qëndroi i fortë dhe i pathyeshëm. Pra, ishte një njeri qëndresë e përkushtues i madh i arsimit. Dhe, të paktë ishin ata njerëz që nuk iu frikësuan kësaj kohe të pakohë.

Edhe Ymer Halimi e përjetoi këtë “gjendje” të rëndë. Disa herë qe i ftuar në biseda informative. Ia montuan edhe skenarin se i janë gjetur gazeta e revista shqipet nga Shqipëria tek dera e tij. Ai, në një kohë, kur në gjimnazin e Gjilanit ishte drejtor, Vllada Cvetanoviqi, me tërë qenien e kundërshtoi atë për padrejtësitë që i bëheshin arsimit shqip. Së bashku me Rashit Gashin, atë kohë zëvendësdrejtor i gjimnazit, Meriman Brahën, profesor i gjuhës shqipe, Xhafer Xhaferin, profesor tash në Universitetin e Prishtinës e disa të tjerë, ishin zërat më të guximshëm që kundërshtuan drejtorin që e kishte “okupuar” gjimnazin disa vite, ku këtë tempull të dijes e të jetës drejtori në fjalë e konsideronte si tapi të tij. Ishin këto kohë shumë të rënda të arsimit shqip.

Kur erdhën kohët tjera të vitit 1990 e këndej, Ymer Halimi u gjend në krye të arsimit shqip. Nuk iu frikësua aspak dhunës së asaj kohe. Dhe, arsimi ynë shqiptar është krenar me emrin e tij që i priu asaj kohe. Ymeri e deshi punën dhe e çmoi shumë me ditar në dorë. Sa ishte profesor në gjimnazin e Gjilanit, ai në mënyrë vullnetare punoi në paralelet e “ndara” të gjimnazit në Zhegër.

Dhe, kush ka ndejtur pak kohë me Ymer Halimin, sot di të rrëfejë për figurën e tij si njeri qëndresë dhe përkushtues i madh i arsimit shqip. Kurrë nuk ka përtuar të fliste për historinë e popullit shqiptar. Kudo që ishte me shokë, ai atdhetarizmin e pati në gojë. Edhe Ymer ishte një arsimdashës i madh i shkollës shqipe./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.