FITORJA

Yjet kyqezi kthehen shpejt, Gjimshiti dhe Ismajli nuk kanë lëndime të rënda

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për fat nuk kanë problemet e Brojës. Dy mbrojtësit kryesorë të kombëtares shqiptare pritet të kthehen shpejt në fushë, edhe pse na shqetësuan shumë fundjavën që kaloi.

Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti do të kenë mungesa të shkurtëra, maksimumi do të humbasin nga një deshje, dhe në rastin më të mirë do të jenë gati që fundjavën e ardhshme.

Burime nga stafi mjekësor i kombëtares shqiptare sqarojnë se dëmtimet e tyre ishin të lehta.

Shqetësimi më i madh u ngrit për Ismajlin, i cili u shtri në tokë gjatë ndeshjes së Serisë A, Empoli – Lecce, dhe kërkoi zëvendësim.

Dyshimet ishin për lëndim muskulor, dhe një gjë e tillë kërkon kohë.

Të paktën, sipas burimeve në kombëtare, nuk është kështu, përcjell abcnews.

GRANDEMALL

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, pati më shumë një lëndim frikësues për ta parë, sesa me pasoja afatgjata.

Ai u përplas kokë më kokë me një lojtar kundërshtar në sfidën tjetër të së shtunës në Serinë A, mes Udineses dhe Atalantës.

Çarja ishte e thellë dhe pati gjakosje, por gjithçka ishte sipërfaqësore, dhe u kuptua që nuk ishte mjaft serioze.

Mbrojtësit më të mirë të kombëtares, pra nuk kanë lëndime serioze, ndonëse duhet theksuar se këtë sezon kanë vuajtur që të dy, disa herë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.