Muhamet Hyseni shënoi dy gola në fitoren e Horsens në Kupën e Danimarkës
Sulmuesi Muhamet Hyseni ka shënuar dy gola për skuadrën e tij, Horsens në Kupën e Danimarkës.
Ai të mërkurën shënoi dy golat e parë në fitoren 5-0 të skuadrës së tij ndaj Kjellerupit dhe që të dy në pjesën e parë.
Hyseni golin e parë shënoi në minutën e 7-të, kurse të dytin në minutën e 18-të.
Sulmuesi 23-vjeçar më herët ka shënuar një gol edhe në Kategorinë e Dytë daneze, në fitoren e skuadrës së tij prej 3-2 ndaj Hillerod.
Hyseni iu bashkua gjatë verës ekipit danez nga skuadra e Llapit. /Telegrafi/