Uji Dea

Xhaka pret dyshen shqiptare në Gjermani, foto dhe shkëmbim fanellave pas ndeshjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bayer Leverkusen dhe Sparta Pragë janë takuar në ndeshjen e fundit të ligës në Ligën e Kampionëve, ku fitorja i takoi skuadrës gjermane me rezultat 2-0.

Në këtë sfidë kanë luajtur tre futbollistë shqiptarë, Xhaka për Bayer Leverkusenin dhe Laçi për Sparta Pragën nga minuta e parë, derisa Ermal Krasniqi u aktivizua në fund.

Treshja shqiptare në fund të ndeshjes kanë qëndruar së bashku dhe kanë shkëmbyer fanellat duke krijuar një foto shumë të bukur.

Xhaka, kapitani i kombëtares zvicerane dhe lojtar i Leverkusen, ka qenë një nga figurat kryesore të skuadrës gjermane këtë sezon. Ndërsa Ermal Krasniqi dhe Qazim Laçi, të dy lojtarë të Sparta Pragë, kanë treguar performanca të mira në ndeshje, duke vërtetuar talentin dhe vlerën e tyre në një nga garat më prestigjioze të futbollit botëror.

Uji Dea

Pas ndeshjes, tre lojtarët shqiptarë ndanë një moment të veçantë, duke shkëmbyer fanellat dhe duke bërë një foto së bashku.

Kjo fotografi u postua në rrjetet sociale, ku u përcjell një mesazh i dashurisë dhe solidaritetit mes tyre, duke treguar se pavarësisht nga klubet që përfaqësojnë, lidhja e tyre kombëtare mbetet e fortë.

Ky moment nuk është thjesht një kujtim i bukur për lojtarët, por edhe një burim frymëzimi për të gjithë futbollistët shqiptarë që luftojnë për të arritur suksese në skenën ndërkombëtare.

Në këtë takim nuk ishin prezent dy shqiptarët tjerë të Sparta Pragës, Albion Rrahmani dhe Indrit Tuci që munguan shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.