FIDANISHTJA

Vitia formon komision komunal për evidentimin e dëmeve të shkaktuara

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur sot mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal. Në fokus ishin dëmet e shkaktuara nga breshëri në disa fshatra të komunës së Vitisë dy ditë më parë, me që rast është formuar edhe komisioni komunal për evidentimin e dëmeve të shkaktuara.

Në hapje të kësaj mbledhjeje, kryesuesi Azizi i njoftoi anëtarët lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve që kanë kaluar përmes Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe më pas janë miratuar në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Para shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, asamblistët ngritën çështje dhe parashtruan pyetje të ndryshme, për të cilat në emër të ekzekutivit dha përgjigje zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Në fokus ishin dëmet e shkaktuara nga breshëri në disa fshatra të komunës së Vitisë dy ditë më parë, me që rast është formuar edhe komisioni komunal për evidentimin e dëmeve të shkaktuara.

Mobi Casa

Lidhur me këtë, kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, u bëri thirrje qytetarëve që janë të prekur dhe u janë shkaktuar dëme, që të lajmërohen tek komisionin adekuat.

U parashtruan edhe një varg pyetjesh të tjera në fusha të ndryshme. Gjithashtu, u mbajt një minutë heshtje për tre të rinjët nga komuna e Vitisë, që humbën jetën tragjikisht gjatë muajit qershor.

Gjatë kësaj mbledhjeje, pas diskutimeve, me shumicë votash janë miratuar këto pika të rendit të ditës:
Propozim-vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë për periudhën 2026-2028, me ç’rast kryesuesi Azizi njoftoi këshilltarët se, ndonëse ishte paralajmëruar mbajtja e diskutimit publik me qytetarë lidhur me këtë dokument, i njëjti nuk u mbajt për shkak të mungesës së pjesëmarrjes së qytetarëve.
Draftin e këtij propozim vendimi e prezantoi zyrtari për buxhet Berat Zuka, që njoftoi se buxheti për vitin 2026 do të jetë 18.324.211 euro.
Në këtë mbledhje u miratuan edhe propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e Planit Vjetor të Punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2026;
Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për miratimin e Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për komunat: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Partesh, Kllokot, Ranillug, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpcë, vendim ky me numër 01-110/05-402, datë 30.04.2025.

Mbledhja u karakterizua me diskutime konstruktive dhe angazhim të anëtarëve të Kuvendit Komunal për çështjet me rëndësi për komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.