UBT

EVSB: Urat e pasigurta për qarkullim mbi lumin “Morava” të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – EVSB vlerëson se urat pa mbikëqyrje, paraqesin pasiguri dhe rrezik për qytetarët.
Ura mbi Ĺumin “Morava”, përballë objektit të tepiheve TONI, afër Komunës në Viti, që disa javë, apo muaj, është pa rrethoja në anën Jugore, gjendje kjo që po rrezikon jashtëzakonisht shumë këmbësorët, por edhe veturat.

Qytetarët që kalojnë kah ajo pjesë, që frekuentohet në masë të madhe, për shkak se ndodhet në atë pozitë, ku ka frekuentime të shumta, fëmijësh, nxënësish, e veturash, kanë thënë për EVSB-në, se rreziku më i madh është gjatë natës. Ata kanë dërguar edhe pamje ku shihet se nuk ka mbrojtëse që e parandalon rrezikun.

EVSB, në këtë urë ka pa siguri shkaku i mungesës së rrethojës, qytetarët shpresojnë që sa më shpejt do të bëhen rregullimet e nevojshme para se të ndodhë ndonjë rast më i rëndë.

Hidromorava

Ata thonë se në këtë gjendje që ndodhet ura nuk kanë siguri as fëmijët t’i lënë vet, duke marrë parasysh se në këtë pjesë përpos fëmijëve, ka lëvizje edhe të nxënësve.

EVSB, u bën thirrje organeve përgjegjëse që sa më parë të marrin masa dhe urës së lart cekur t`i vendoset rrethoja mbrojtëse thuhet në reagimin e koordinatori të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.