Rruga Pozheran – Viti, arenë e aksidenteve, shqetësuese mungesa e shenjave
Viti – Sot në rrugën: Pozheran – Viti, kanë ndodhur dy(2) aksidente trafiku, njëri aksident ka ndodhur në orët e hershme të paradites, dhe t’jetri në orët e para të mbas ditës. Por fatmirësisht nga këto aksidente kishte vetëm dëme materiale, dhe disa lëndime të lehta që pësuan drejtuesit e atyre automjeteve thuhet në reagimin e EVSB-së.
Reagimi i plotë:
EVSB, falënderon Policin e Kosovës(PK), për punën e tyre të pa lodhshme, për përgjigjen dhe reagimin e menjëhershëm të rasteve të ndryshme etj.
EVSB, Si shkak më i shpeshtë i aksidenteve në trafik të ndodhura në rrugët lokale të Komunës së Vitisë, është mungesa e shenjave të trafikut rrugor apo dhe dëmtimi i tyre, vozitja e shpejtë, gjegjësisht mospërshtatje e shpejtësisë sipas kushteve në rrugë, rrugët jo cilësore, pa përgjegjshmëri nga ana e drejtuesve të automjeteve dhe nga disa faktor t’jerë.
EVSB, Bënë publike nga vendngjarja, dhe paraqet shenjat e dëmtuara të trafikut rrugor, dhe mungesën e disa shenjave rrugore që mungojnë në vendet adekuate.
EVSB, edhe në takimet e KKSB-së, disa here ka ngritur shqetësimin për mungesën e shenjave rrugore, por ka hasur në vesh të shurdhët nga Institucionet Komunale të Vitisë.
EVSB, apelon tek Institucionet kompetente që të marrin masa, sepse jeta e njeriut është më e shtrenjtë se vendosja apo kostoja e një shenje rrugore.
▪︎Pasi që nesër hyjmë në sezonin Dimëror▪︎
EVSB: Apelon te drejtuesit e automjeteve se: Nga data e nesërme, 15 nëntor, të gjitha mjetet motorike, që marrin pjesë në trafikun rrugor, duhet t’i kenë pajisjet dimërore.
Sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor të Kosovës, gjatë sezonit dimëror, nga 15 nëntori e deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor, duhet t’i kenë pajisjet dimërore.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.
Po ashtu, i njëjti ligj saktëson se gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore. Shoferi që drejton automjetin pa pajisje dimërore, do të dënohet për kundërvajtje me gjobë monetare.
Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë: Imri Emërllahu./rajonipress/