ARKATANA

Haliti, priti në takim përfaqësues të shoqatës zvicerane Entr-Aides, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot takim përfaqësues të Shoqatës Humanitare “Entr-Aides”, të udhëhequr nga z. Cédric Bonnébault.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mundësinë e organizimit të një programi për vendosjen e 5 studentëve zviceranë dhe një profesori në familje të ndryshme vitiase dhe atë për një periudhë të shkurtër, me qëllim promovimin e shkëmbimit kulturor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për një aksion humanitar të përbashkët, që ka për qëllim të ndihmojë me pako ushqimore 300-500 familje në nevojë, që kryesisht përballen me vështirësi financiare në territorin e komunës së Vitisë.

FITORJA

Haliti theksoi se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për të forcuar lidhjet mes dy kombeve, por edhe për të mbështetur ata që kanë më nevojë.

Haliti gjithashtu shprehu gatishmërinë e komunës së Vitisë për të mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në forcimin e lidhjeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.