Eko Higjiena

Viktimat e regjimit të Hoxhës kërkojnë drejtësi

/ 12 minuta lexim
RCCOLA

Në Shqipëri e kaluara komuniste po mbahet ende nën qilim. Aktet e shërbimit të fshehtë nuk janë publikuar ende. Ato shërbejnë si karta të fshehta në konfrontimet politike.

Autori shqiptar, Fatos Lubonja, iu qas kërkimit të së kaluarës së tij pas 17 vjetësh të kaluara në kampin e të burgosurve. Ai donte të gjejë se si në moshën 23 vjeçare u gjend në listën e gjatë të qytetarëve të burgosur shqiptarë: si i burgosur politik i reduktuar në emër dhe në numër. Kërkimi i së vërtetës e shpiu atë nga arkivat e policisë së fshehtë në librin e telefonave lokalë, ku ai gjeti një numër dhe një emër, që shpresonte t’i jepte përgjigje. “Ju e dini se çka po kërkoj”, i tha Lubonja pasi që e kishte zgjedhur numrin. “Unë dëshiroj t’ju takoj”.

Akterë dhe viktima

Së pari, burri në anën tjetër të linjës dukej se ngurronte. Ishte një ish – polic i fshehtë, i cili i kishte përpunuar aktet e Lubonjës, që kishin sjellur deri tek burgosja e tij. Emri i tij ishte Lambi Kote. Ai e njihte Lubonjën më mirë se Lubonja atë. Të dy burrat u takuan më në fund më 2010 në një lokal-bodrum të muzgët të Tiranës – i burgosuri i dikurshëm ishte në fillim të të gjashtëdhjetave, kurse burri që kishte kontribuar në burgosjen e tij, në të shtatëdhjetat.

Lubonja ishte në fillim të karrierës së tij shumëpremtuese akademike, kur iu gjetën ditarët e fshehtë, në të cilët ai e kritikonte regjimin e Hoxhës. U soll në kampin e të burgosurve në Spaç, ku kaloi katër muaj burg në vetmi. Pas pesë vitesh iu ngrit masa dënimore, sepse u akuzua se brenda kampit i është bashkangjitur një organizate kritike ndaj regjimit. Ai ishte burgosur më 1974 dhe liruar më 1991 pas rënies së komunizmit. Në Shqipërinë e re Lubonja fitonte bukën si autor, i torturuar ende nga pyetjet që e preokuponin mbi të kaluaren e tij. Cilët prej shokëve të tij e kishin tradhtuar? Dhe çka kishte ndodhur me ditarët e konfiskuar nga policia?

Takimi me policin e fshehtë do të duhej t’i ndihmonte Lubonjës ta përmbyllte të kaluaren e tij. Por nuk doli gjë nga kjo. Kote iu kundërvë pyetjeve së Lubonjes me pyetjet e tij. Lubonja ishte i tmerruar se sa pak kishte ndryshuar. “Unë kisha frikë se ai kishte pushtet mbi mua dhe jo anasjelltas”, tregon ai. “Ai e dinte se çka kishte ndodhur, unë jo”. Polici i fshehtë nxori të fshehtën e tij të detyrimit për të bërë punë të detyrueshme në një fabrikë, pasi që kishte rënë në pamëshirën e komunistëve. “Ai përpiqej të më bindte mua se ne ishim të njëjtë, të dy viktimë të kohës sonë”, thotë Lubonja.

Të izoluar dhe të shtypur

Ndër diktaturat komuniste të Evropës Lindore Shqipëria ishte më e varfra dhe më bizarja. Udhëheqësi paranoik i partisë, Enver Hoxha, shtypte jo vetëm çdo opozitë, por edhe ndalonte pothuajse çdo kontakt me vendet e tjera. Pak të huaj e vizitonin Shqipërinë në atë kohë dhe mezi ndonjë shqiptari i lejohej udhëtimi jashtë vendit.

Në kuadër të burgjeve më të mëdha të vendit të tij, Hoxha kishte ngritur edhe shumë të tjera të vogla. Armiqtë e njëmendtë të shtetit silleshin në kampet e të burgosurve tamam sipas modelit të gulageve të Stalinit. Të burgosurit detyroheshin të punonin në projektet qeveritare të minierave dhe të infrastrukturës. Shumë prej tyre vdiqën si pasojë e kushteve të tmerrshme. Gjithsej rreth 200’000 njerëz kaluan nëpër këso kampesh. Në një vend prej 3 milionë banorësh i bie se çdo i pesëmbëdhjeti pati një anëtar të familjes të burgosur apo të ngujuar nga komunistët.

Sot janë edhe rreth 2700 ish – të burgosur ende gjallë. Të hidhëruar dhe të varfëruar kanë marrë vetëm një pjesë të zhdëmtimit të premtuar nga regjimi postkomunist. Një ligj i aprovuar më 2007 iu premton ish-të burgosurve politikë nga14.30 € për çdo ditë të kaluar në burg. Pagesën e mjeteve qeveria e kishte ndarë në tetë pjesë. Në pesë vitet e kaluara është paguar vetëm njëra prej pjesëve.

Arkivet e shkatërruara

Nga pasiguria e moskompenzimit, disa të mbijetuar filluan të luftojnë për publikimin e të fshehtave të ndyra të shtetit komunist, që mbahen të fshehura në arkivat e shumtë, të ndërtuar nga policia e fshehtë “Sigurimi”. Por kërkesës për hapjen e arkivave për publikun shteti deri tash nuk i është bindur. Në intervistat me Balkan Investigative Reporting Network (Birn) shumë nga nëpunësit qeveritarë thonë se një pjesë e madhe e arkivave është shkatërruar. Është e pasigurtë se a do ta shohin ndonjëherë dritën dosjet ende ekzistuese, janë të mendimit ata, sepse ato përdoren si karta të fshehta të një loje mëse të rrezikshme. Thashethëme mbi ish – kolabortaorët ka qe shumë vite. Por deri sot publiku shqiptar ka pasur rastin të shohë vetëm disa prej pak dosjeve, thoshte Fatos Klosi, i cili në fundin e viteve të nëntëdhjeta ishte shef i shërbimit të fshehtë. “Kjo temë është përdorur gjithnjë për presione politike për t’i frikësuar ata të cilët kanë arsye të mira që të jenë të frikësuar”.

Shërbimi i fshehtë “Sigurimi”

Çdo bashkëpunëtor i “Sigurimit” kishte një rrjet kolaboratorësh apo burimesh, që mund të ndahen në katër kategori. “Rezidentët” ishin gjithnjë komunistët apo personat që përfaqësonin komunistët. Çdo “rezident” ishte në lidhje me të paktën dy spiunë. Ata i bartnin informacionet tek bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe kujdeseshin për burimet e rangut më të ulët. Agjentët mblidhnin informacione mbi të ashtuquajturit armiq të shtetit – një klase së cilës jashtë i takonin edhe vetë. Shumë dyshoheshin të kenë lidhje me elitën borgjeze, që kishte qenë në pushtet para komunistëve. Të tjerë kishin rënë sërish në pamëshirën e komunistëve. Ata natyrisht se ishin rekrutuar dhunshëm dhe shërbenin si kolaboratorë të rëndësishëm. Informantët ishin agjentë të rrfashit më të ulët apo spiunë të zakonshëm. Ata punonin gjithnjë fshehurazi. Edhe ata ishin rekrturuar pjesërisht me dhunë. “Strehuesit” ishin poashtu komunistë apo besnikë të tyre. Nga ta pritej të krijonin vende të sigurta – zakonisht një banesë private apo një vend pune – , ku bashkëpunorët e sigurimit do të kishin qasje me qëllim të përcjelljes.

Burimi “Sigurimi State”, 1944 – 1991, Kastriot Dervishi

Uji Dea

Dy parti, demokratët dhe socialistët, e dominojnë politikën e Shqipërisë që nga rënia e komunizmit. Të dyja janë shprehur sa për të larë gojën për kërkesat e viktimave të komunizmit dhe njëkohësisht të dyja kanë akuzuar njëra – tjetrën për injorimin e këtyre kërkesave. Në vend se te shërbejë si një arsye e pajtimit, e kaluara e dhembshme e Shqipërisë është bërë një instrument pushteti.

Pikëpamja se të gjithë shqiptarët kanë vuajtur njësoj nën komunizmin i hidhëron ata që kanë humbur më shumë se të tjerët. Politika e shtetit në përpunimin e së kaluarës duket se ka pranuar heshturazi këtë pikëpamje, edhe pse kjo nuk artikulohet. Ish – të burgosurve politikë iu është premtuar zhdëmtim. Por në të vërtetë ata nuk trajtohen ndryshe nga qytetarët e tjerë. Arkivi i policisë së fshehtë, që do të duhej të ishte i hapur se kush kë e ka spiunuar gjatë komunizmit, mbetet i mbyllur. Në Shqipëri e kaluara po mbahet nën qilim. Nga qindramijëra akte të mbledhura gjatë diktaturës kanë mbetur sipas vlerësimeve vetëm 14’000. Disa kanë humbur, disa të tjera janë shkatërruar nga ish – komunistët.

Një pjesë e konsiderueshme e dosjeve është zhdukur në fillim të viteve të nëntëdhjeta, thotë Kastriot Dervishi, i cili më 2005 ishte drejtor i Arkivit të Punëve të Brendshme. Gjatë dhjetë viteve të fundit arkivet duket t’u jenë nënshtruar shkatërrimeve. Klosi, shefi i dikurshëm i policisë së fshehtë, thotë se në vitin 1998, kur e mori postin, i gjeti pjesën më të madhe të akteve të futura në thasë. “Ne gjetëm akte të hapura nga të cilat ishin grisur faqe të tëra të shpëndara në dysheme”, thotë ai.

Fajësimi

Politikanët e të dy palëve e mbrojnë mënyrën e shkurajes me arkivin. Mesila Doda, parlamentare e partsë në pushtet, këmbëngul në atë se partia e saj ka si qëllim të fortë hapjen e akteve. “Edhe nëse kanë kaluar njëzetë vjet, për Shqipërinë është e rëndësishme t’i paraqitet e kaluara”, mendon ajo. Socilaistët i akuzojnë kundërshtarët e tyre për premtime boshe të bëra viktimave të komunizmit. Pandeli Majko, shef i dikurshëm qeveritar nga Partia Socilaiste, mendon se arkivi është vetëm njëri nga shumë problemet e trashëguara nga diktatura. Fajin për mënyrën e veprimit me dosjet ai ia hedh elitës së tashme politike, e cila- siç thotë ai – përbëhet nga ish – disidentë dhe ish – komunistë. “Lidhja mes të dy palëve e ka krijuar një identitet të interferuar, që e bën trajtimin e së kaluarës një çështje kontraverse dhe të vështirë”, mendon ai.

Radhët e socialistëve dhe të demokratëve të rangut të lartë përbëhen sot vërtet nga shumë ish- komunistë si dhe nga të tillë që pretendojnë të kenë qenë disidentë. Por, në të vërtetë, edhe shumë kritikë të sotshëm të regjimit, që janë sot në politikë, ishin gjatë diktaturës afër qendrës së pushtetit. Arsyeja për këtë qëndron në faktin se regjimi i Hoxhës e kishte fshirë kufirin mes kritikëve dhe vartësve të regjimit: anëtarët e tij më të lartë mund të dyshoheshin dhe të përcilleshin si armiq potencialë. Shumë shqiptarë besojnë se politikanët më të lartë të të dyja partive kanë pse të frikësohen prej arkivave – sepse ata ishin ose spiunë, ose të spiunuar. Tashmë kanë filluar të nxirren informacione nga arkivat me qëllim të ushtrimit të presionet ndaj njerëzve prominentë.

Megjithatë, argumenton ish-shefi i shërbimit të fshehtë, frika nga aktet e panjohur është më e madhe sesa informacionet që gjenden në to. Asgjë nuk do të ndodhë nëse i hapim dosjet, mendon ai. “Por askush nuk është i interesuar ta bëjë këtë, sepse e kaluara po përdoret si instrument politik”.

Kundër harresës

Me kalimin e veiteve po bie edhe numri i të mbijetuarve. Ashtu siç u zhdukën shumë dosje shtetërore po zhdukene edhe raporte të dorës së parë mbi brutalitetin e komunizmit. Shqipëria modene po tregon edhe njëherë pak interesim për rrëfimet e vuajtjeve nga kampet e burgjeve. Sipas të burgosurit të dikurshëm Lubonja, harresa e së kaluarës është si një mohim i saj. Ai mendon se shoqëria e tij duhet ta kuptojë se çka ka ndodhur nën komunizmin për ta kuptuar se si është ajo sot. ” Regjimi ishte si një xhaket i detyrueshëm, që i ka formësuar njerëzit”, mendo ai.

BIRN pati qasje në kopjen e njërës nga dosjet e përdorura nga “Sigurimi” kndër Fatos Lubonjës. Në dojen e akuzuesve nuk ka të dhëna për atë se kush i solli të njoftimet mbi Lubonjën. Ajo nuk i përmban as katër ditarët, të cilët policia e fshehtë i kishte gjetur më 1974 në një tavan. Dosja përmban megjithatë fotografitë e katër ditarëve, analizat e dorëshkrimit ng ana e ekspertëve të shkrimeve të dorës, deklaratat e anëtarëve të familjes dhe të shokëve. Aty gjendet edhe protokoli i marrjes në pyetje të Lubonjës. Në pyetjen se pse nuk i kishte djegur ditarët që ta pengonte zbulimin e tij, ai përgjigjet: “Sepse ishin të rëndësishëm për mua”.

Aleksandra Bogdan është gazetare në Tiranë.

Punim i shpërblyer

Ky artikull u shpërblye në nëntor 2012 me vendin e tretë në kuadër të punimeve për stipendium të Balkan Fellowship for Journalistic Excellence dhe të fondacionit Robert – Bosch. Punimi doli në kooperim me Balkan Investigative Reporting Network (Birn), një rrjet botuesish dhe gazetarësh, qëllimi i të cilëve është raportimi profesional dhe i pavarur për tema politike, ekonomike dhe sociale në Ballkan. Ky rrjet jep kështu një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë në Evropën Juglindore.

Përkthimi: “Nexhmedin Gerguri