HW

Veprimtari e Vllaznisë Shqiptare në Kanadë, fushim i shqiptarëve të Torontos

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ma shumë se njëmijë vetë morën pjesë në fushimin që u mbajt të dielën e 9 gushtit 2015 në një vend fort të bukur jashtë qytetit të Torontos. Në fushim, mikpritës i të cilit ishte Misioni katolik shqiptar i këtushëm “E lumja Nana Tereze”. Erdhën këtu shqiptarë të të gjitha moshave nga i gjithë rajoni i gjanë i Torontos madje këtu qe edhe një grup mysafirësh nga Detroidi, në mesin e të pranishmëve pati edhe shumë e shumë shqiptarë që mbajnë fenë e turkut dhe kjo tregoi se shqiptarët janë një dhe vetëm një.

Dashti Zoti dhe pushuesit kaluan një ditë të mrekullueshme mbasi moti qe i bukur dhe me diell; ngado valonte flamuri kuq e zi dhe kumbonte muzika e bukur shqipe. Ishin përgaditën shumë lojna sportive, ushqime të shijshme dhe të shumëduershme ndërsa fëmijët i ranë ndot dhe kryehupt ujit të pastër dhe u kënaqën me lojna të tjera të ndryshme.

Ranë në sy sidomos të rinjtë dhe të rejat që shërbenin dhe mbanin rregull të cilët ishin veshun me veshje kombëtare. Një fushim i tillë për shqiptarët e Torontos dhe të rajonit të saj asht ba tashti i përvitshëm dhe i përhershëm që mbahet çdo herë në këtë kohë të verës.

Aty kah dreka për besimtarët u mbajt mesha e së dieles të cilën e drejtoi prifti d. Mikel Pllumaj- mysafir i cili në fillim e falënderoi për këtë nder që i bani- famullitarin e këtushëm d. Gjovani Kokonën i cili si zot shtëpie që ishte sot, qe mjaft i ngarkuem me punë.

Uji Dea

Predikimi i at Pllumajt shumë i ngjante një fjalimi patriotik; ai e madhnoi figurën e naltsueme të Nanës Tereze që e mahniti botën dhe për krenarinë që ndiejnë shqiptarët për Ta; foli për qëndresën dhe bashkimin kombëtar, falënderoi shqiptarët që edhe këtu ne këtë vend të largët po e mbajnë gjallë atdhetarizmin, gjuhën,kulturën dhe fenë shqiptare, që shqiptaret pa dallim feje të gjithë të jenë të bashkuem, të mendojnë për kombin e atdheun, ta ruejnë burrninë, besën, racën dhe fisin të cilit i takojnë.

T’i ruheni paburrnisë e pabesisë dhe të ligave të tjera, ta keni parasysh se të parët tanë nuk u gjujzuen dhe nuk e mohuen atdheun, kombin dhe fenë as para vdekjes që u kërcënohej. Marrë në tanësi pata përshtypjen se ky burrë i mpreht kelmendas kishte veshun petkun fetar vetëm e vetëm për qëllime patriotike. Gjatë gjithë ditës se fushimit nuk pushuen lojnat sportive të rinisë shqiptare dhe nuk u ndal për asnji çast kanga e gëzimi, vallja e hareja ndër pushuesit e gëzueshëm.

Njerëzit hanin e pinin e këndonin, takoheshin e kuvendonin dhe çmalleshin me shokë, miq e dashamirë me të cilët ndoshta nuk ishin pa nji kohë të gjatë dhe këtu gjetën nji rast të mirë të çmalleshin me njani-tjetrin. Të rijt dhe të rejat vallzonin e këndonin ndoshta u lindën, u shfaqën dhe u lidhën dashni e miqësi të reja – pse jo!/rajonipress/

Qamil S. Llashtica

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.