HW

Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partnerin e saj e më pas edhe vetën, shkak xhelozia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cossombrato të Italisë, ku një shqiptar 59 vjeçar, ka vrarë ish gruan e tij, partnerin e saj e më pas edhe vetën.

Siç raportojnëmediat italiane, 59-vjeçari, vrasjen e ka kryer me thikë, ndërsa motivi është xhelozia. Vrasësi ishte 59 vjeç dhe quhej Astrit Koni, ndërsa, gruaja, Drita Koni, ishte me origjinë nga Shqipëria dhe kishte jetuar në Itali për 20 vjet, përcjell Gazeta Express.

Eco Higjiena

Akti u nxit nga xhelozia e vrasësit, pasi ai nuk mund ta duronte faktin që martesa kishte mbaruar dhe gruaja kishte filluar një jetë të re, i cili pasi vrau ish-gruan dhe të dashurin e saj, u hodh nga kulla e kështjellës. Ai i kishte çelësat sepse ishte kopshtari dhe njihej në fshat si Arturo.

Trupi i parë që u gjet nga karabinierët ishte i saj, në këmbët e kështjellës. Disa orë hetime ishin të mjaftueshme për të gjetur dy trupat e tjerë, në një hendek në hyrje të Cossombrato, në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. Në një fushë aty pranë, kishte disa koshere bletësh që çifti i kishte mbajtur. Alarmi u dha nga vëllai i gruas, i shqetësuar sepse nuk kishte dëgjuar nga motra e tij. Mjeti i bujqësisë me të cilin dyshohet se u rrahën për vdekje u gjet gjithashtu pranë dy trupave. Karabinierët po hetojnë aktualisht për të përcaktuar rrethanat e sakta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.